Filozofia e Platonit, është gjithnjë e më e zbatueshme, për atë që duhet të mësojmë sot. Shkrimet e tij janë të bazuara tek drejtësia, politika; të gjitha tema të një diskutimi të nxehtë në shoqërinë e sotme. Platoni, bën lidhje të forta mes karakterit të qytetit dhe karakterit të shpirtit të njëriut.
Janë këto mësime që në kanë vlejtur dhe mund të na vlejnë ende sot. Tek Trasimaku, Platoni paraqet pesë lloje të regjimit:aristokracia, timokracia, oligarkia, demokracia dhe tirania. “Demokracia prodhon ligje demokratike, tirania ligje tiranike, dhe kështu me radhë. Dhe ata deklarojnë se çfarë kanë bërë – çfarë është në avantazhin e tyre – për të qenë vetëm për nënshtetasit e tyre, dhe e etiketojnë si të lig dhe të padrejtë cilindo që shkon kundër kësaj rryme. Kjo është atëherë ajo që unë them se është drejtësia, e njëjtë në të gjitha qytetet, me avantazhin e sundimit të vendosur”- shkruan ai. Nuk është për t;u habitur që Platoni i përdor këto regjime, për të përshkruar karakterin e burrave dhe grave.
Pesë tiparet e njeriut dhe qytetit
Aristokracia
Aristokracia, është një regjim i krijuar nga njerëz të mirë-arsimuar, të cilët angazhohen të përziejnë maturinë me përvojën, me anë të përdorimit të arsyes. Në filozofinë e Platonit, njeriu aristokratik ka një ekuilibër të mirë-akorduar të dëshirës, logjikës dhe spiritualitetit. Një shoqëri e tillë është e sunduar nga një mbret filozof, që ka dashuri për dijen, dhe një dëshirë për të jetuar një jetë të thjeshtë.
Timokracia
Timokracia zvogëlon vlerën e logjikës, dhe zmadhon rëndësinë e dëshirës dhe spiritualitetit. Në këtë sistem, qytetarët janë shumë më të fokusuar në kërkimin e kohës së lirë dhe pasurisë, sesa arsimimit. Kjo për pasojë, çon tek një njeri me mendje të thjeshtë, por të gjallë.
Sistemi oligarkik
Në një sistem oligarkik, dëshira për t’u pasuruar është motivuesja kryesore. Megjithëse burrat oligarkë duket se janë punëtorë të mëdhenj dhe të motivuar, dëshirat e tyre janë egoiste dhe veprimet e tyre janë vetë-shërbyese. Sipas filozofisë së Platonit, shpirti i oligarkut është i brishtë, pasi ai ka harruar nderin e vet, për dëshirën për para dhe fuqinë që sjellin ato.
Demokracia
Pikëpamja e Platonit për demokracinë, është një nga më interesantet. Ai besonte se ky regjim, është i motivuar vetëm nga liria. Platoni sugjeroi që në demokraci, roli i sundimtarëve dhe i të sunduarve prej tyre është i kundërt, kur shoqëria fillon të shqetësohet për emëruesin më të ulët të përbashkët. Në këtë sistem, njeriu demokratik thjesht cakton barazi për të gjithë, pa marrë parasysh meritat. Dëshirat e tij shpesh mund ta konsumojnë, për shkak të mundësive të disponueshme në një sistem të tillë.
Tirania
Së fundi, sipas filozofisë së Platonit, demokracia do të shkërmoqet, për t’i bërë vend tiranisë. Ky regjim, ka lindur nga etja për më shumë liri dhe mungesë të ligjeve. Një tiran, është karakteri më imoral i njeriut:egoist dhe i padrejtë.
Mësimet që mund të nxjerrim sot nga filozofia e Platonit
Ne mund të shohim me lehtësi reflektimet e këtyre regjimeve, në klimën e sotme politike. Ne mund ta konsiderojmë demokracinë si regjimin më të mirë për të gjithë njerëzit, por duhet të shqyrtojmë karakterin e njerëzve që ajo prodhon. Nëse jemi më të ndërgjegjshëm për lidhjen mes karakterit të qytetit dhe karakterit të shpirtit njerëzor, do të jemi në gjendje të realizojmë një ndryshim të madh në botën që na rrethon.
Aristokracia e Platonit, është deri tani më me ndikim nga këta personazhe. Ne mund të mësojmë kaq shumë duke vënë re marrëdhëniet mes dëshirave tona, arsyetimit tonë logjik dhe spiritualitetit sonë. Gjithkush dëshiron pasuri të pafundme, por ne duhet të arsyetojmë me veten se kjo nuk mund të ndodhë, dhe se nuk është gjëja më e rëndësishme.
Ne duhet të krijojmë hapësirë për gjëra të tjera në jetën tonë, të vlerësojmë botën rreth nesh, dhe të marrim kohë për t’u shkëputur nga rutina e përditshme e punës. Kjo tani shtron pyetjen se si këto koncepte të filozofisë së Platonit, mund të shërbejnë si mësime në jetën tonë të përditshme, dhe leksionet që mund të na udhëzojnë teksa ecim përpara.
Mësoni t’u jepni përparësi gjërave të duhura
Leksioni kyç që duhet të mësojmë, është se duhet të gjejmë një ekuilibër, mbi atë që është e rëndësishme për ne. Mund të jetë e lehtë të bllokoheni në punët e përditshme dhe ambicien. Dhe është krejtësisht e pranueshme të punoni fort dhe të synoni pasurimin. Por mos harroni, se nuk është kjo gjëja më e rëndësishme në jetë.
Çelësi është dija
Mos ndaloni Asnjëherë ndjekjen e dijes. Vetëm për shkak se s’mund të jemi më në shkollë, kjo s’do të thotë se duhet t’i japim fund të mësuarit tonë. Provoni të mësoni një aftësi të re, një gjuhë, apo madje thjesht të mësoni një fakt të ri çdo ditë.
Lidhuni me botën përreth jush
Megjithëse spiritualiteti nuk konsiderohet me një rëndësi të madhe në jetën e përditshme, ai mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën tonë të jetesës. Në ditët e sotme, spiritualiteti nuk duhet të shfaqet si fe. Ne mund të zhvillojmë spiritualitetin, thjesht duke kaluar kohë të lirë dhe larg punës së përditshme, duke u stërvitur apo praktikuar joga, apo thjesht duke kaluar kohë në natyrë.
Sesi e zhvilloni spiritualitetin tuaj, kjo varet plotësisht nga ju. Gjëja më e rëndësishme, është që ju të merrni kohë për të qetësuar shpirtin tuaj. Nëse do ta zbatonim këtë ekuilibër në jetën tonë të përditshme, jo vetëm që do të jemi aristokratë sipas pikëpamjes platonike, por do të jetojmë në një botë shumë më të pasur dhe më të përmbushur.
Burimi: LearningMind
Në shqip nga bota.al