Agjentët imobilar janë shprehur se kohët e fundit të huajt po blejnë prona në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se personat që blejnë më shumë prona në vendin tonë janë polakët, çekët dhe italianët.
“Të huajt vitet e fundit po blejnë prona në Shqipëri. Kryesisht janë polakët, çekët, italianët. Në Durrës janë 20 mijë rezidentë italianë. Në Sarandë janë 1200 janë rezidentë të huaj, që janë danezë, gjermanë, francezë”.