osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Do të kushtojë 1.1 mld euro, kur bëhet realitet “Korridori Blu”

Do të kushtojë 1.1 mld euro, kur bëhet realitet “Korridori Blu”

Në emisionin “Money” u diskutuan investimet e qeverisë shqiptare në infrastrukturë, ku një vend të rëndësishëm e zë dhe Korridori Blu.

Qeveria kërkon që të bëjë realitet brenda 5 viteve të ardhshme atë që cilësohet si vepra më e rëndësishme infrastrukturore në vend. I njohur ndryshe si korridori Adriatiko-Jonian, ai përshkon vendin nga veriu në jug si një rrugë e vetme që nuk do t’i përkasë vetëm Shqipërisë, por edhe Bashkimit Europian, në lidhjen që do të bëjë në Europën Qendrore me atë juglindore në Greqi.

Autostrada nuk parashikohet të ndërtohet në një kantier dhe nga një kompani e vetme, për shkak të madhësisë që ka në shtrirjen mbi 300 km.

Ndërtimet kanë nisur zyrtarisht në aksin Thumanë-Kashar, ndërsa brenda 2023-shit pritet të punohet edhe për lotet Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. 4 pjesët e rrugës do të kushtojnë 1.1 mld euro, sipas llogarive që janë bërë, ndërsa skema e ndërtimit të tyre bazohet tek partneriteti publik privat.

Në thumanë-Kashar ka filluar puna. Në tre segmentet e tjerë është në përfundim procedura e prokurimit dhe presim shumë që të nënshkruhen kontratat dhe brenda vitit të fillojë puna.

Kryeredaktore e revistës Monitor, Ornela Liperi deklaroi se pjesa më e madhe e këtij korridori jepet me PPP me kosto shumë të larta.

“Neve kemi mundësi të paktën për disa projekte rajonale, siç është korridori adriatiko-jonian, që është pjesë e rrjetit TEN-T, dhe ne mund të marrin kredi me kushte të buta nga instiucionet ndërkombëtare, ndërkohë po shohim që pjesa më e madhe e këtij korridori po jepet me PPP me kosto shumë të larta”, tha Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës Monitor.