Si fituese e garës së djeshme, Vëllai i Madh futi në shtëpi një zarf të kuq për Oltën. Olta, Kristi dhe Maestro po spekulojnë se çfarë mund të ketë përmbajtja e zarfit.
Kristi shprehet se përmbajtja e zarfit të kuq, i jep Oltës një avantazh shumë të madh për lojën. Maestro i tha asaj të “këpusë perin” atje ku duhet.
Olta shprehet se nëse përmbajtja e zarfit të kuq do të jetë si e dy zarfave të mëparshëm, ajo do të fusë Kristin në një nominim 3-sh. Kështu ajo nuk do të përdor Luizin si lojtar të fortë, për të larguar atë që ajo do, por Kristin.
Sipas saj në këtë mënyrë, Kristi fiton më shumë fuqi.