Këngëtari Mandi Nishtulla është marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit pasi është arrestuar me lëndë narkotike.
Prapaskena mëson se Mandi, baba i 9 fëmijëve, është referuar për gjykim në Gjykatën e Durrësit. Këngëtari ishte arrestuar më parë në kushte flagrance.
Burime për Prapaskenën thanë se Mandi Nishtulla e kishte drogën për përdorim vetiak, fakt që mund të lehtësojë pozitat e këngëtarit.
Më herët, Mandi ka treguar se ka qenë i varur nga droga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën.
Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë konsumues të lëndëve narkotike që të heqin dorë.
“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martur i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret dit për dit dhe orë pas ore.
Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.
Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë.
Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit tju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga”, tha ai.