Nga Mero Baze
Nuk është gabim që kanë zgjedhur Flamurin. Kur brenda një partie kryetari është I paqartë se cfarë duhet të bëj, vlejnë dhe eksperimente të tilla. Njëri duhet caktuar radikal, njëri I modeuar, njëri institucional, tjetri populist, etj. Një parti pa ide dhe pa lider, e ka të nevojshme eksperimentin.
Por ajo që të bën përshtypje në rastin e Flamurit, është se e kanë zgjedhur të jetë radikal. Sipas shpjegimeve që ai mbante mend, kur I tha publikisht skenarët, bashkë me të, do të jenë dhe disa të tjerë “fatkeqësisht shumë pak” (këtu Doktori ka bërë kujdes të jenë pak), të cilët do ti rezistojnë vijës paqësore të Bashës dhe një ditë do bëhen shumë.
E gjitha kjo komedi brenda Partisë Demokratike e ka të garantuar suksesin nga aktori dhe jo nga skenari.
Sali Berisha po përpiqet të mbaj në lojë Lulzim Bashën duke e paraqitur atë si të pafuqishëm për të udhëhequr një lëvizje radikale, si ajo që premtuan më 26 maj. Dhe për këtë ka emëruar të bëhen radikal disa tipa si Flamuri.
Nuk e ka menduar keq. E gjitha ndihmon në tërësi PD, pasi nëse dikush do ishte vërtet radikal natyrisht që nuk do shkonte pas Flamurit, ose nëse do të shkonte pas Flamurit nuk do ishte as radikal, as I moderuar, por idjot.
Në të vetmen lëvizje radikale të opozitës, që ishte e vërtet dhe buronte nga njerëzit, në atë të Kalimashit, Falmuri ishte kundër radikalëve dhe në tavolinën e të dëmtuarit urdhronte shuarjen e protestës. Thjesht si pazarxhi.
Në rastin konkret, Berisha nuk e ka menduar keq. Për të qetësuar militantët e paktë që duan luftë, ka caktuar Flamurin ti përfaqësoj. Ata që duan të mbajnë postet në PD dhe të presin ditën e pushtetit, i përfaqëson Lulzimi. Të tjerët të zgjedhin mes Lulit dhe Flamurit.
Dhe natyrisht me Lulin do të jenë. Duket se Doktorin e kanë lëshuar nervat, dhe I ka rënë shkurt . Ka vendosur të vërë në garë një politikan gënjeshtar me një politikan qesharak me kusht që njerëzit të zgjedhin, ose të gënjehen nga I moderuari, ose të zhgënjehen nga radikali. Si të kenë qejf! Rëndësi ka të mos ketë opozitë reale.