Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj ka ironizua Sali Berishen dhe kandidatin e PD për kryeqytetin, Belind Këlliçi, për ndalesën para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se e fton Belind Këlliçin më 15 Maj në zyrën e tij për ta falenderuar për garën, duke pretenduar se kryeqyteti do u mbetet socialistëve.
“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”, shkruan Veliaj.