Dukesha e Sussex-it, këngëtarja shqiptare dhe bashkëshorta e George Clooneyt janë në mesin e grave më me influencë dhe shpresëdhënëse britanike në botë.
Revista e mirënjohur “Vogue” shkruan sot se Meghan Markle është në mesin e “liderëve të jashtëzakonshëm që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën se si ne jetojmë”.
Revista e modës thotë se hiti “New Rules”, i cili është shikuar mbi një miliard herë në YouTube, është “himn i fuqizimit të femrave”.
Vogue thotë se dukeshja e Sussex, e cila u martua me princin Harry më 19 maj, “zgjoi kërshërinë e publikut gjatë gjithë vitit” dhe u bë një nga gratë më të njohura në botë.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve në vijim.
Dua kujtojmë se gjatë verës do të performojë para publikut të kryeqytetit të Kosovës, ku o të jenë edhe disa yje të tjerë në festivalin “Sunny Foundation”.