osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në cilën noteri iu bë “qoka në turqisht” Adriatik Llallës. Pse bëhet tymnajë për vendodhjen e tij?

Në cilën noteri iu bë “qoka në turqisht” Adriatik Llallës. Pse bëhet tymnajë për vendodhjen e tij?

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të kalojë në skanerin e Vetingut si të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë, ndërsa për ta përfaqësuar në betejën me sistemin e ri të drejtësisë, ai ka zgjedhur avokatin Sokol Hazizaj për ta mbrojtur, pasi prej disa muajsh nuk ndodhet në Shqipëri.

Në seancën e shkuar avokati Sokol Hazizaj u shpreh se nuk kishte kontakt me Llallën që prej largimit të tij nga Shqipëria dhe se vendndodhja e tij mendohej të ishte Gjermania.

Por në seancën e sotme të Kolegjit të Apelimit, vjen një tjetër detaj që ngre akoma më shumë pikëpyetje mbi vendqëndrimin e ish-kryeprokurorit? Sot avokati Hazizaj paraqiti një prokurë të lëshuar nga Turqia dhe të firmosur në Stamboll më 28 Maj si nga noteri turk ashtu edhe nga ish-kryeprokurori për ta përfaqësuar, që u pranua nga Kolegji.

“Jemi para një akti zyrtar në paraqitjen formale të hartuar në shtetin turk, kemi aktin të hartuar në gjuhën turke, është përkthyer në gjuhën shqipe, akti është i pajisur me vulën apostile sipas Konventës së Hagës. Përmbajtja; Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor.

Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr. 1 e vitit 2018, për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin.

E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posaçëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time. Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo ankesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA” , shkruhej në prokurën e lexuar nga KPA.

Nuk dihet ende se kush zyrë noteriale ka zgjedhur t’i bëjë këtë “qokë në turqisht” ish kryeprokurorit Llalla, duke hedhur tymnajë për vendqëndrimin e tij. Gjithashtu pikëpyetje ngrihen edhe për faktin se përse ish-kryeprokurori nuk është paraqitur në asnjë seancë?