Një takim masiv i socialistëve në SHkodër me gra dh vajza ka alarmuar foltoren. Ka qenë thjeshtë një takim që deputeti Agton Çela dhe deputetët tjerë të Shkodrës kanë organizuar në një nga lagjet që dikur ka qenë bastion i PD-së, për të tronditur situatën politik. Dputtja PD Grta Bardeli, cila tashmë është rrshtuar pranë Berishës i kërkon prokurorisë të hetojë, a thua se çfarë ka ndodhur, kur në fushatën e 6 marsit, të njëjtin takim, Agron Çela e ka zhvilluar për të mbështetur kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia.
I pari që ka informuar për këtë takim, ka qenë Benet Beci, i cili shikohet si kandidat i PS-së për tu bërë kryebashkiak i Shkodrës.
“Një ditë fundjave u kthye në festë me vajzat e gratë e angazhuara në qytetin e Shkodrës.
Në fakt gratë mirë do ishte me e pasë festë më shpesh, se kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur e sa më shumë të motivohen gratë, aq më mirë ecin punët. Falenderoj secilën prej jush për energjinë që sillni përditë në jetën e familjeve tuaja e shoqërinë shqiptare”, ka shkruar Beci në postimin e tij.
Por kjo ka irrituar foltoren dhe ka reaguar Gerda Bardeli Gjoni:
“Një pyetje për Edin dhe mëkëmbësit e tij në minorancë në Shkodër?! Shkodranët kur festojnë ndër gëzime i paguajnë vetë lekët po këto festat tuaja kush i paguan apo “Aldat & tigrat” e qeverisjes që pasi vjedhin sa munden në institucionet publike, bëhen deputetë e më pas shtrojnë me ndonjë “kacidhe” festa luksoze me vajza dhe gra rrogëtare duke i bërë karshillek të gjithë qytetarëve të ndershëm e të drejtë të Shkodrës!
Nëse nuk përgjigjet nuk ka faj se po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar faturën e majme të festës bashkë me orkestër e këngëtarë!”, ka shkruar Bardeli.