Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha e ka cilësuar disa vite më parë riciklim të gënjeshtrave librin “Armët dhe çunat”, të botuar nga gazetari i Neë York Times-it Guy Lawson. Në botim Lawson shkruan se në një takim të zhvilluar në Tiranë për trafikun e armëve ka qenë prezent dhe djali i kryeministrit Berisha.
Në një deklaratë të publikuar në “Facebook”, Shkëlzen Berisha shprehet se ai nuk ka lidhje me asnjë nga ato që thuhet në libër. Madje shton se në hetimin e zhvilluar në Kongresin Amerikan, emri i tij nuk shfaqet në asnjë moment. “Riciklimi i rrenës.
Në lidhje me njëartikull tëbotuar nga media afër qeverisë dua të sqaroj sa më poshtë:Nëvitin 2008, menjëherë pas shkrimit të NYT, u kam shpërndarë mediave njëpërgjigje, ku pasi mohoja çdo lidhje me historinë në fjalë dhe personat e përfshirë në të, theksoja se koha dhe hetimet do t’i provonin ato si tëpavërteta.Kanë kaluar 7 vjet dhe kjo çështjeështë hetuar nëShqipëri dhe SHBA nga drejtësia amerikane.
Protagonistët e saj janë hetuar dhe dënuar, por emri im nuk figuron në asnjë pjesë apo faqe tëkëtij hetimi për faktin e thjeshte, se nuk kam pasur asnje njohje, lidhje, takim, kontakt, marrëdhënie me Efraim Diverolin, ortakët apo biznesin e tij.
Sado ta riciklosh nga gazeta në libër e anasjelltas, sado të mundohesh, e të lodhesh,sado ta përkthesh në gjuhë të ndryshme, një rrenë nuk bëhet kurrë e vërtetë. Aq më tepër kur për thurjen e saj autori nuk harron të falënderojë publikisht edhe “zogun e Ramës”, shkroi asokohe Shkëlzen Berisha.