Pastruesja Rozeta Dobi që akuzohet për vjedhjen e 120 mijë euro ka dëshmuar se gjithçka e ka realizuar me zyrtaren Alda Klosi, e cila u arrestua mbrëmjen e shkuar.
Gazeta mëson se qëllimi i Klosit ishte të bënte përgjegjës bashkëshortin me të cilin kishte probleme së fundmi, ndaj bashkëpunoi me pastruesen.
“Nuk ishte në banesë kur mora lekët, e inskenova vendin e ngjarjes pasi Alda më tha vetë, më tha merri paratë sepse kohët e fundit kishte probleme me burrin dhe donte ta bënte përgjegjës, në banesë vinin para gjithë kohës”, mësohet se ka thënë pastruesja.