Kryetari foltores, i shte rikthyer serish nekrofilise se tij, duke sulmuar te atin e Edi Rames, Kristaqin.
Berisha thotë se Edi Rama është agjent influent i Kremlinit. Sipas Berishës, kreu i qeverisë shqiptare me përkrahjen që i bën projektit të Ballkanit të Hapur përkrah atë Ballkan që ka përzgjedhur për ta përkrahura Putini dhe Lavrov.
Ndër të tjera, Berisha u shpreh se Rama ka lidhje gjaku me Rusinë, pasi i ati i tij ka qenë në dosjen “Mitrokin”.
“Ajo çka di unë me bindjen më të thellë dhe me ndërgjegjen politike, Edi Rama është agjent influten i Kremlinit. Njeriu që ndërmerr fushatë në Evropë për të justifikuar mos respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO të Serbisë kundrejt Kremlinit bën avokatin e Kremlinit më shumë se të Vucicit dhe përpiqet të bindë botën se Serbia prapavijë e agresorit rus është më mirë sesa të mos ishte e tillë.
Edi Rama është agjent influent rus, sepse me përkrahjen që i bën projektit të Ballkanit të Hapur përkrah atë Ballkan që ka përzgjedhur për ta përkrahura Putini dhe Lavrov. Lavrov nuk e fshehur fare që përkrahjet këtë Ballkan dhe jo atë të Brukselit.
Agjenti influent mund të jetë ai që ka influencë mund të jetë i rekrutuar, por mund të mos jetë farë i rekrutuar dhe vepron në të njëjtat linja politike dhe i tillë është i rekrutuar apo jo nuk e di. Unë di linjën dhe lidhjen ruse gjaku, e ka gjaku. Di që i ati ka qenë në dosjen Mitrokin, por nuk di më shumë”, tha Berisha.