Aleksandër Vishaj nga Kukësi, është një nga personazhet shqiptarë më të njohur në Tik Tok, duke numëruar plot 227 mijë ndjekës.
Por tashmë “fama” ka mbërritur edhe në Angli, teksa “The Sun” ka publikuar sot një artikull për 33-vjeçarin, duke thënë se pasi është dëbuar një herë në Shqipëri për të vuajtur dënimin pas një grabitjeje të kryer atje, është rikthyer sërish në Angli, duke treguar jetën e tij luksoze dhe duke u “mburrur” me makinën “Lamborghinin” me vlerë 70 mijë paund.
Pak kohë më parë, në një video “live” të bërë në Tik Tok, ai humbi plot 54 mijë paund gjatë një lojë me një shtetas arab, e fill pas kësaj, ishte vëllai i tij, Doriani, i cili i tha se nuk duhej të futej më në këtë platformë.
Por duket se Aleksi nuk ia dëgjoi shumë fjalën të vëllait, duke u rifutur. Ky vendim i kushtoi atij djegien e një automjeti po “live” nga vëllai i tij, si shenjë revolte.
Po ashtu Aleksandër Vishaj njihet nga të rinjtë shqiptarë si personi që organizoi edhe protestën pak javë më parë për Luiz Ejllin, jashtë banesës së “Big Brother”.
Të ardhurat e tij, sipas “The Sun” nuk dihen se nga e kanë prejardhjen, ndërsa e lidhin atë me veprimtari të jashtëligjshme