Debate, akuza dhe tone të ashpra, ndërsa kryefjalë ishte çështja ‘McGonigal’. E tillë ishte seanca e sotme plenare, ku në gati 2 orë e gjysmë deputetë të opozitës u përplasën me qeverinë ‘Rama’.
Por nga ana tjetër duket se deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka qenë e papërgatitur për t’u përballur me debatet në Kuvend dhe ka vendosur të qëndrojë në karrigen e saj duke bërë scroll në Instagram dhe duke parë dasmën e dy banorëve të ashtuquajturës “Big Brother VIP”.
E pyetur nga gazetarët se përse ishte pasive në seancë, ajo tha se këtë herë ishte si vëzhguese.