Gjatës kohës që po transmetohej edicioni qëndror i lajmeve në televizionin publik të Kosovës, (RTK), një person doli mbrapa gazetares me pankartën “Radio Televizioni i Kurtit”.
Personi që është futur në studio është identifikuar si Nol Nushi. Ai ka mundur të futet pasi është menduar se është i ftuar.
Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)
Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria.
Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet.
Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj.