Në një debat në “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, iu drejtua analistit Andi Bushati duke i thënë se ka “një dashuri për Berishën”.
“Më paguan Shkëlzeni,” – ia ktheu me ironi Bushati, i cili u shpreh se preferon paratë, para një dashurie për kreun e Partisë Demokratike.
“Kam më respekt për veten po më pagoi Shkëlzeni sesa të bie në dashuri me Berishën siç më thua ti.
Dashuria me Berishën më dhemb, kurse ndonjë lek e marrin të gjithë. Po i marrin deputetë të PD-së, jo mos t’i marrim ne gazetarët,” – u shpreh analisti.
Ndonëse Bushati e kishte me ironi, prej kohësh flitet se shumë redaksi janë paguar për të nxjerrë pa limit deklarimet e Berishës, i cili prezencën në media e ka tashmë më të rëndësishme se kurrë.
Paratë, sipas këtyre përfoljeve jepen kesh për drejtues mediash, analistë e drejtues emisionesh politike nga Shkëlzeni dhe njerëz afër tij.
Dyshimet mbeten për t’u hetuar që të mos jenë vetëm thashetheme, por fakt është që ekranet e lajmeve kanë minutazh jashtë limiteve për Berishën, pas shpalljes së tij non grata familjarisht për korrupsion.
Siç shihet përditë, Berisha, por dhe Meta me të shoqen, nuk shkulen nga televizionet dhe janë prezentë nga mëngjesi në darkë.