osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga roli i Damir Fazlliç, te aferat e Berishës, prapaskenat e koncesionit për pullat fiskale dhe qoka me zgjatjen e kontratës

Nga roli i Damir Fazlliç, te aferat e Berishës, prapaskenat e koncesionit për pullat fiskale dhe qoka me zgjatjen e kontratës

Damir Fazlliç kishte propozuar dhënien me koncesion të prodhimit të pullave fiskale, ndërsa në shkurt të 2010 gjithçka ishte gati dhe Ministria e Financave nisi tenderimin për ofertat…

Qeveria shqiptare duket se i ka afeksion koncesionet. Përveç se ka nënshkruar me dhjetëra kontrata këto vite, duket se mban në këmbë dhe klientët e Berishës.

Sipas informacioneve, një ndër koncesionet e shumë kritikuar, ai i pullave fiskale do të shtyhet me 2 vite. Afati i tij ishte më 6 shkurt 2023, por qeveria i ka dhënë edhe 2 vite kohë kompanisë së kontraktuar nga Sali Berisha.

Tarifa e lartë e pullave fiskale është kundërshtuar ashpër nga bizneset e mallrave të akcizës, pasi rëndon kostot prodhuese. Ata paguajnë tarifa 10 herë më të larta se vendet e BE.

Sakaq më herët Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të deklaronte se kontrata është ligjërisht e blinduar për rishikimin e tarifave të pullave fiskale. Referuar kontratës të koncesionit drejtori i MFE-së, Edmond Ahmeti ka pohuar më herët se në asnjë nen të saj nuk mundësohet rishikimi i çmimit të pullave fiskale.

Tarifa e pullave fiskale është përcaktuar në partneritet mes koncensionarit dhe qeverisë të kaluar, pas analizave të volumit të ardhurave të mallrave të akcizës të paraqitura nga qeveria shqiptare, ku mësohet se ka pasur deklarim fiktiv 30% më shumë të ardhurave të akcizës. Koncesioni u dha në vitin 2011 nga qeveri “Berisha” dhe fituese u shpall “SICPA Security Solutions Albania”.

Por zgjatja e koncesionit ngjall debat, pasi sipas të dhënave në 9 vjet, bizneset shqiptare të tregtimit të mallrave të akcizës kanë paguar rreth 60 milionë euro më shumë në raport me vendet e rajonit dhe Europës për shkak të tarifës së lartë të koncesionit të pullave fiskale.

Në Europë, çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD, ndërsa në Shqipëri, 22,4 USD. Kostoja shtesë e bizneseve, krahasuar me vendet e BE-së dhe Kosovës në studim është llogaritur nga xhiroja vjetore e kompanisë SICPA Security Solutions Albania deri në vitin 2020, ndërsa të ardhurat për buxhetin nga tarifa e koncesionit prej 2% të të ardhurave neto nga shitja e pullave fiskale që paguan ndaj shtetit koncesionari.

Prapaskenat

Por ky koncesion ka qenë një aferë e mirëfilltë. Formalisht koncesioni i jepej një kompanie amerikane, ndërsa kontrata u lidh me filialin e saj në Zvicër. Ekspertë ndërkombëtare e kanë quajtur kontratën të dëmshme për ekonominë shqiptare

Parlamenti shqiptar e votoi në fillim të shkurtit 2011 kontratën koncensionare mes Ministrisë së Financave e kompanisë “Sicpa Security Solution Albania” për dhënien e monopolit të prodhimit të Pullave Fiskale.

Përtej kalimit nga një monopol publik në një monopol privat, kjo kontratë duket se mbart në “background”-in e saj një marrëveshje të fortësh që u kurorëzua në Kuvend në fillim të shkurtit 2011, duke i dhënë fuqi me votat e deputetëve të maxhorancës së djathtë dhe të LSI.

Ministria e Financave zbardhi asokohe dhe lobuesit e kësaj kontrate monopoli mes shtetit shqiptar dhe korporatës amerikane “Sicpa Security”, ndërsa sërish shtytësi dhe ideatori i kësaj kontrate ka qenë Damir Fazlliç, miku serbo-boshnjak i ish kryeministrit Sali Berisha.

Damir Fazlliç kishte propozuar dhënien me koncesion të prodhimit të pullave fiskale, ndërsa në shkurt të 2010 gjithçka ishte gati dhe Ministria e Financave nisi tenderimin për ofertat. Më 5 shkurt 2010 morën pjesë në garë dy kompani për marrjen e këtij koncesioni, “De La Rue International Ltd” si dhe “Sicpa Security Solutions Sa”.

Më 26 qershor 2010 fituese u shpall kompania “Sicpa Security Solutions sa”, ndërsa rivalja e saj në garë kishte konsumuar edhe një ankesë te Avokati i Prokurimeve ku kishte pretenduar një “kurth” të ngritur prej komisionit të ofertave në lidhje me kriteret e dokumentacionit që duhej të përmbushte kjo kompani.

Një muaj më vonë më 7 korrik 2010 Ministria e Financave nisi negocimin e kontratës, që ishte parashikuar të nënshkruhej në mesin e muajit tetor 2010. E gjithë procedura e negocimit u kryen në një mungesë të plotë transparence.

Me këtë çështje janë marrë direkt Ministri i Financave dhe shefi i tij i kabinetit, si dhe dy këshilltarë të kryeministrit Berisha, së bashku me një studio ligjore në Tiranë që ishte dhe përfaqësuese legale e kompanisë “Sicpa Security”. Bëhet fjalë për studion e Argita Berishës./Pamfleti