Ndër 71 vëllimet e veprave të Enver Hoxhës është dhe ‘Dy popuj miq’, një libër mbi mar.rëdhëniet greko-shqiptare.
James Pettifer, ekspert për Ballkanin Jugor, profesor në Universitetin e Oksfordit ka shkruar librin “Grekët”, ku thotë se në fakt historia tregon se nuk bëhet fjalë për dy popuj miq.
Pettifer është autor i një numri të madh librash të njohura për lexuesin shqiptar si “Çështja shqiptare – riformësimi i Ballkanit’, “Shqipëria nga anarkia tek një identitet ballkanik” (bashkë me Miranda Vickers), etj
Nga libri ‘Grekët’ përkthyer në shqip nga gazetari i DITA, Xhevdet Shehu, kemi shkëputur fragmentin e mëposhtëm:
“…Në dhjetor 1990 aparati i shtetit policor në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë u zhbë dhe, gati të gjitha rojet e arm.atosura u tërhoqën nga zona e kufirit rreth Kakavijës. Deri atëherë, çdo shqiptar që përpiqej të dilte nga vendi që prej 1945-ës pushkatohej pa një pa dy dhe kufiri mbrohej nga tela me rrymë elektrike.
Rezultati i menjëhershëm ishte një valë refugjatësh të varfër shqiptarë pa asnjë kacidhe që shkuan në Greqi. Në fillim ata u mirëpritën nga grekët vendorë, të cilët siguruan ushqim për gojët e uritura dhe këpucë për të zbathurit. Por, ndërkohë që valët shtoheshin përgjatë muajve vijues, bujaria dhe toleranca filluan të shteronin.
Veprimtaria policore greke u bë e vendosur, për të mos thënë brutale në disa raste, me vd.ekje refugjatësh shqiptarë dhe pati akuza të panumërta për dh.unime të të drejtave të njeriut.
Ishte një përvojë e çuditshme të ishe dëshmitar i valës fillestare në dhjetor 1990 dhe janar 1991, kur shpirtra të humbur mbërrinin për t’u endur nëpër rrugët greke. Njerëz të dobët e të irnosur nga rrugët malore ngjanin se vinin nga një botë tjetër. Për shqiptarët e varfëruar, dyqanet e vogla të qytezave provinciale greke ngjanin si shpella e Ali Babait, me thesare tej imagjinatës së zakonshme.
Por nuk ishte hera e parë. Mjafton të udhëtosh vetëm 10 milje (rreth 16 km) jashtë Athinës në Atikën rurale për të gjetur fshatra si Aspropirgosi apo Fili, ku shumica e banuesve janë me prejardhje shqiptare dhe ku shumë nga brezi i vjetër parapëlqejnë të flasin gjuhën e tyre. Disa nga këta shqiptarë ishin refugjatë nga persekutimet fetare nën sundimin osman, besimtarë të krishterë. Zgjatja e qëndrimit të tyre nuk u pëlqye gjerësisht, por ata mbetën.
Edicioni i 1906-ës i udhërrëfyesit të Baedeker-it thotë se popullsia e ishullit Salamis, mu në prag të Athinës, ishte rreth 6 mijë njerëz, nga të cilët, të gjithë ishin shqiptarë, përveç 90 prej tyre. Ata nuk ishin refugjatë, por pjesë e garnizonit të madh osman dhe të aparatit administrativ me bazë në Greqi.
Shqiptarët mbanin gjithëfarëlloj pozitash nën turqit përgjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë në Greqi. Ata ishin, në rastin më të mirë, të padashur nga shumica e grekëve atëherë; shikoheshin si pjesë e makinerisë shtypëse turke dhe si “bashkëpunëtorë myslimanë”.
Gjetiu, në Perandorinë Osmane, shqiptarët u bënë sundues. Si në Egjipt dhe aty ku sot është Siria. Themeluesi i madh i ndërgjegjes kombëtare egjiptiane, Muhamed Aliu, ishte një shqiptar.
Një a dy breza më mbrapa, mar.rëdhëniet shqiptaro-greke kishin qenë të këqija gjithashtu – por për arsye të tjera. Shenjat e para të lëvizjeve për revoltë nga nacionalistë grekë kundër turqve morën dhenë në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë. Pasi këto dështuan, grupe shqiptarësh u dërguan nga Porta e Lartë për të ‘paqësuar’ vendin. Ky paqësim mori formën e një fushate famëkeqe ter.rori dhe grabitjesh ndaj popullsisë greke në tërësi, sidomos në Peloponez, që ishte ateherë (dhe u bë edhe më vonë) vatra e lëvizjes greke për pavarësi.
Por historia më e vonë, ajo e pas Luf.tës ka qenë më e vështira. Shqipëria u bë komuniste dhe u përpoq të ndihmonte ushtrinë komuniste greke përgjatë fazave më të vona të Lu.ftës Civile, si duke dhënë furnizime, ashtu dhe duke shërbyer si një bazë rigrupimi për grekët.
Mundja e të majtës në lu.ftën civile greke bëri që Shqipëria të mbahej në izolim gati hermetik nga Greqia. Incidentet me të shtëna ar.mësh në kufi ishin diçka e rregullt për shumë vite.
Sido që të ishte retorika rreth “lirisë shqiptare” që vinte nga Athina gjatë viteve të Lu.ftës së Ftohtë, realiteti ishte se politika e Hoxhës e izolimit dhe siguria e tij e fortë kufitare i përshtatej interesave strategjike greke poshtë në terren, pasi Greqia përfitoi sasitë e mëdha parash që junta e kolonelëve arriti t’i marrë nga NATO-ja për “përmirësimin e rrugëve të Epirit” në përgjigje ndaj “kërcënimeve” inekzistente të sigurisë nga Shqipëria.
Si rezultat, dy vendet ishin teknikisht në lu.ftë për shumë vjet dhe marr.ëdhëniet diplomatike nuk u rivendosën deri në vitet ’70.
Vetëm pas ardhjes së qeverisë të PASOK-ut në pushtet në vitin 1981, lidhjet tregtare dhe ekonomike filluan të zhvilloheshin normalisht. Është ndoshta domethënëse që zëvendësministri i jashtëm shqiptar i asokohe, Sokrat Plaka, ishte, siç e thotë grafikisht qartë emri i tij, me origjinë nga minoriteti grek.
Në themel të shumë problemeve është fakti se Greqia historikisht ka pretenduar zona të gjera të territorit shqiptar, duke vajtur larg, deri në luginën e Shkumbinit në Shqipërinë qendrore.
Ajo që sot është Shqipëria jugore quhet Vorio Epir (Epiri Verior) nga shumë grekë. Ky territor iu dha Greqisë në 1914-ën, kur Fuqitë e Mëdha po përpiqeshin të vinin rregull pas Luf.tës së Dytë Ballkanike. Por vendimi i 1914-ës u revokua nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris në vitin 1921, kur Fuqitë e ndjenë që e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund anarkisë në Shqipëri ishte të vendosnin një shtet të qendërsuar me bazë në Tiranë.
Megjithatë, shumë grekë, jo të gjithë të së djathtës ekstreme, digjen për kthimin e këtyre territoreve dhe përfshirjen e tyre në Greqi. Ky projekt është parë me një ankth të kuptueshëm nga të gjithë qeveritë shqiptare në Tiranë, komuniste dhe pas komuniste.
Çështja e numrave dhe origjinës së grekëve në Shqipëri është shumë e diskutueshme. Shqiptarët thonë se grekët janë sjellë si punëtorë me kontrata nga bejlerët turq në kohët e sundimit osman. Grekët thonë se ka patur gjithnjë koloni greke në rajon, që nga lëvizjet fillestare të tribuve parahistorike.
Profesor Sederholm-i nga Finlanda, në krye të hetimit të Ligës së Kombeve mbi problemin në vitet 1921-23, përllogariti një numër total greqisht folësish që ishte vetëm 35 deri në 40 mijë vetë. Në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill të vitit 1939, shqiptarët njihnin një minoritet grekësh prej vetëm rreth 20 mijë vetësh…” / dita