Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar të rrudhet. Në fillim ishin këshillatrët e bashkive , që dhanë sinjalet e pa të mosbindjes dhe më pas deputetët.
Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Nasip Naço dhe Robert Bitri vijojnë të kundërshtojnë urdhrat e Kryemadhit.
Përballë këtij fakti, Monika ju ka bërë thirrje socialisteve, që edhe Edi Rama të ketë fatin e saj.
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, i ka drejtuar një lutje deputetëve socialistë të largohen nga kryetari dhe kryeministri Edi Rama, sepse ai “është një segment kriminal”, pasi kësisoj shpëtojnë edhe Partinë Socialiste me histori 80-vjeçare.
“Unë do t’u lutem nga kjo foltore edhe pse s’janë, të gjithë socialistëve, që të largohen prej tij, se ai është një segment kriminal që e tjetërsoi PS-në në partinë e krimit, trafikut dhe mjerimit të shqiptarëve.
Iu bëj thirrje socialistëve të ndershëm dhe atyre pak deputetëve në këtë sallë që të shpëtojnë PS-në, ndryshe historia e kësaj partie prej 80 vjetësh është e destinuar për t’u mbyllur këtë vit”, u shpreh Monika.