osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

raverman “bie në grackën e saj” dhe tregon arsyen e vërtetë pse po sulmon emigrantët shqiptarë

raverman “bie në grackën e saj” dhe tregon arsyen e vërtetë pse po sulmon emigrantët shqiptarë

Konservatorëve nuk do ua falin qytetarët, nëse nuk i ndalojnë kalimet e jashtëligjshme përmes kanalit të La Manche.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ka rënë në granckën e ngritur nga vetë ajo, gjatë një interviste me median britanike “The Telegraph”, ku ka thënë se Partia Konservatore, ajo në të cilën aderon dhe e cila ka pushtetin aktualisht në Britani, do të përballet me një humbje të madhe, nëse nuk i ndalon kalimet e jashtëligjshme të emigrantëve.

Mbi këta të fundit, retorika më e ashpër ndër muaj, ka qenë ajo kundrejt shqiptarëve, numri i të cilëve është rritur dukshëm, lidhur me kalimet e jashtëligjshme në kanalin që lidh Francën me ishullin britanik.

Pikërisht për arsye të kësaj rritjeje, konservatorët bashkërisht kanë ndërmarrë një fushatë me gjuhë deri në denigruese ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm shqiptarë, por në formën e cituar, ajo duket sikur drejtohet për gjithë komunitetin shqiptar atje dhe si të tillë, ata mundet tashmë veçse ta mbajnë në këmbë alibinë.

“Reputacioni i partisë është në fije të perit dhe duhet të bashkojmë të gjithë forcat, për t’u përballur me këto kalime të jashtëligjshme”, tha ajo për The Telegraph, duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, kjo sipërmarrje nga ana e tyre kërkon një “forcë të jashtëzakonshme”.

Brenda vetë konservatorëve, ka fraksione dhe ndarje të ndryshme, prej të cilave edhe nga ato, të cilat duan që Qeveria e drejtuar nga Rishi Sunak, të heqë dorë nga këto politika kaq të ashpra dhe të zbatojë rigorozisht konventat për të drejtat e njeriut.

Në vetëm tre vitet e fundit, numri i kalimeve të jashtëligjshme përmes kanalit të La Manche, është rritur nga 299 në vitin 2019, në 45 mijë e 756.

Varkat dhe gomonet, po shihen si mjet gjithnjë e më i aksesueshëm për kalimin e kufirit në mënyrë të jashtëligjshme, siç e tregojnë edhe vetë shifrat.

Mirëpo, është po aq e vërtetë, se gjithçka filloi të marrë jetë e të bënte bujë në çastin kur britanikët dolën nga Bashkimi Evropian dhe kontrollet kontinentale nga Franca, u rralluan.

Ndaj, tanimë, me një dyfishim të emigrantëve nga viti 2021 në vitin 2022, vetëm përmes La Manche, konservatorët janë të detyruar të veprojnë.

Efekti bumerang, në rast mosveprimi, do të jetë ai i mosfaljes nga ana e elektoratit, pasi qytetarët, e kanë humbur besimin tek qeveria e tyre.

Numrat për konservatorët janë tejet të ulët dhe disfata zgjedhore, është thuajse e kryer për ta.

Faktin e vërteton edhe vetë Braverman, e cila për The Telegraph tha se ka takuar shumë njerëz gjatë kësaj kohe dhe frustrimi i tyre, është më se i dukshëm.

“Besoj se reputacioni im dhe i gjithë partisë, është në fije të perit këtu. Kjo lidhet me përgjegjësinë që kemi, me besimin që populli na ka dhënë dhe ndaj e kemi kthyer emigrimin në një prej pesë prioriteteve kryesore të politikës tonë, me ardhjen e Sunak në detyrë”.

Kështu, me pak fjalë, situata është më se e qartë.

Retorika “anti-shqiptare” mund të përmblidhet fare mirë në projektimin e fushatës konservatore.

Gjithsesi, edhe kjo e fundit, frytet siç vetë ata i mendojnë, as që i afrohen realitetit, me laburistët shumë të qartë se ku duhet të godasin.