Nard Ndoka ka lëdhuar një tjetër “perlë” duke u shprehur se Edi Rama në takimet e tij sillet si personazhe të Big Brother VIP.
Sipas Nokës, Rama nxjerr video të shkurtra nga takimet e tij, për të fituar vota e klikime njësoj si Luiz Ejlli.
“Ne nuk kemi modele, por kemi vetëm personazhe që kopjojnë stilin. Kemi një kryeministër që del në takime dhe i largon mediet, duke mbajtur vetëm TV-në e tij, ashtu sikurse nxjerr Big Brother dhe Luiz Ejlli. Thotë ulu ti i shkurti dhe e ka radhën ky i gjati.
Nuk nxjerr video për ekonominë apo për shtetin ashtu sikurse e bëjnë burrat e shtetit, edhe pse e shohim vetëm me humor kinez pa kripë. Ky model certifikohet dhe mendohet se është model suksesi kur e përdor kryeministri për të fituar klikime dhe vota“, Noka.