Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e së hënës.
Sipas burimeve jozyrtare, Cani është thirrur për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.
Kallëzimi është bërë në muajin shtator 2022 nga një grup ish-pronarësh të tokës ku ndodhet një ish-furrë e bukës në Tiranë.
Ata pretendojnë se e kanë fituar të drejtën e tokës jo vetëm me vendim të AKKP, por edhe me vendim gjykate të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.
Nga ana tjetër, disa ministri, përfshirë dhe Ministrinë e Financave, janë përfshirë në një procedurë ankandi të privatizimit të objektit dhe tokës.
Këtë procedurë e ka fituar një subjekt tjetër dhe jo pronarët e tokës.