Deklarata e Myslim Murrizit se PD mund t’i fitojë zgjedhjet vetëm nëse në krye të saj vendoset Luizi, e ka trembur seriozisht Mulin.
Lelo, i cili kishte bërë sondazhe brenda PD, ishte po ashtu i trembur, pasi i rezultonte se Luizi ishte bërë popullor brenda PD.
-Kjo është shumë serioze, tha Muli. Duhet ta ndalim.
Përfytyro që në vend të Albanës në PD të vijë Kiara dhe në vend të Florianës të jetë ajo Tea. E tmerrshme.
-Kjo nuk është gjë fare, tha Lelo, por mendo që në vend të Jul Dedës të jetë Amosi, dhe në vend të Bes Kollakut kjo Olta Gixhari.
-Po pra duhet sajuar një fabulë që ta heqim këtë pritshmëri, tha Muli.
-E vetmja gjë që na shpëton është ajo dashnorja e atij të FBI, tha Lelo.
Ajo duhet analizuar thellë.
Fjala vjen, pse këta të FBI i shkuan asaj në shtëpi me foto të Edi Ramës e Charly-it.
Pse duhet ta njihte ajo Ramën?
-Po, interesante, tha Muli. Çfarë duhet të sajojmë?
-Ne duhet të sajojmë që Rama duhet të ketë bërë ndonjë treshe me atë të FBI dhe të dashurën e tij.
Ndryshe ajo s’kishte si ta njihte.
-E madhe kjo, tha Muli.
T’ia themi dhe Doktorit, se ai vdes për këto.
-Thuaja vet, tha Lelo, se unë nuk ja shpjegoj dot treshen atij.
Ai mezi pranon dyshen.
-S’ka problem, ja sqaroj unë, tha Muli.
Vetëm kjo gjë mund t’ua heqë shqiptarëve mendjen nga Luizi.