Belind Këlliçi, kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës ka pranuar se nuk e ka përfunduar të plotë gjimnazin.
Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, Këlliçi pohoi se ka kryer vetëm 4 vite të shkollës së mesme nga 5 që ka pasur në program “Harry Fultz”, duke vërtetuar se nuk ka një diplomë.
“Unë si Belind, për të gjithë procesin tim të edukimit, që nga shkolla e mesme që kam përfunduar për 4 vite institutin “Harry Fultz”, nga cikli pesë vjeçar, me një mesatare 9.7, më pas kam shkuar për të studiuar në Amerikë”, tha Këlliçi.
Mbetet e paqartë se si ka arritur ai t’i konvertojë 4 vitet e gjimnazit në Master Shkencor, kur dihet që përpara është sistemi Bachelor. Nuk dihet as çfarë diplome të shkollës së mesme ka paraqitur pranë Universitetit Amerikan, kur nuk e ka një të tillë.