Valbona Mema dikur u shpreh se Artiola Toska po e lufton prej shumë kohësh dhe nuk e di arsyen sipas saj. E pyetur se kush është këngëtarja më e mirë e muzikës popullore, Valbona Mema u shpreh se Artiola Toska është këngëtare shumë e mirë, por është e pashpirt dhe po e lufton duke i hequr bukën e fëmijëve.
“Artiola Toska, një këngëtare shumë e mirë, me bagazh shumë të madh artistik, kudo që shkon ka shumë fansa, por kam frikë se nuk ka shpirt. Artiola Toska është duke më luftuar prej shumë vitesh dhe unë nuk kam hapur gojën. Herën e fundit, durimi im pati kufi sepse më ka ndërhyrë aty ku unë nuk duroj dot më, tek fëmijët e mi.
Artiolën e kam konsideruar një mike të familjes, por nëse ajo do vazhdojë me këtë ritëm, atëherë do më duhet që ajo të përballet publikisht me mua të më thotë se çfarë ka.
Nuk të lejoj të ma heqësh bukën e fëmijëve nga goja. Unë me ty s’kam asgjë, por ti nuk e di se ç’do të thotë të rrisësh dy fëmije jetim”, u shpreh Valbona Mema.