Xhevahir Zeneli dhe Agron Llakaj, janë dy nga aktorët e fundit të brezit të tyre, që vazhdojnë me shfaqjet e humorit. Por përveçse kolegë në skenë, ata janë edhe miq të mirë në jetën private.
Madje aq sa t’i bëjnë edhe renga njëri-tjetrit. Një e tillë ka ndodhur kur Zeneli do të vendoste të largohej në Amerikë vite më parë dhe për këtë arsye kishte nxjerrë edhe shtëpinë në shitje.
Historinë e ka treguar vetë Zeneli.
“Ishte koha që sa kisha marrë përgjigjen e llotarisè amerikane dhe ishin ditët që do nisesha. Nxorra shtëpinë në shitje dhe sa herë takohesha me Agronin mè pyeste: Mos ja ke vënë çmimin e lartë?
Jo, i th?shë unë, 45 mijë dollarë, është gjithë ajo shtëpi. Mirëpo edhe ai u mërzit shumë që nuk po shitej shtëpia.
Një ditë më m?rrin në telefon.
“Zoti Xhevahir Zeneli, kam dëgjuar që shisni banesën, mjafton të ma pëlqejë nusja me vajzat, pa për çmim nuk është problem”, tha.
Unë e rrita edhe 10 mijë çmimin dhe i th?shë 55 mijë dollarë. Tha merre numrin e telefonit dhe nesër të vij ta shoh shtëpinë.
Në mëngjes takoj Agronin unë dhe i tregova.
Merre në telefon më tha Agroni.E mora unë atë që do blinte shtëpinë, por më del nusja e Agronit”, tregoi Zeneli, duke shkaktuar shumë të qeshura. Kujtojmë që pasi jetoi për disa vite në SHBA, Zenelaj vendosi të kthehej në Shqipëri dhe tashmë e shohim në ekranin e Vizion Plus, bashke me Agron Llakaj.