Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet që në fillim të javës të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është i ftuar të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Zyra e Komunikimit të PDK-së ka konfirmuar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kreu i PDK-së pritet të ketë takime të tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat. Kjo është vizitë e Krasniqit është e dytë brenda një kohe të shkurtër.
Gjithashtu kjo vizitë vjen në një kohë kur SHBA është investuar shumë që të çojë para çështjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti duket se ka një “ftohje”