Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për median malazeze “TV A PLUS” ka “skanuar” zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se situata në tërësi nuk është lehtë, por gjithsesi shpreh bindjen se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozita kaq të favorshme, saç është sot.
“Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi që të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen në çdo front. Duhet të punojmë me zell. , të përpiqemi të punojmë edhe më shumë” tha Rama.
Ai ka folur gjithashtu mbi marrëdhëniet që ai ka me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gukanovic, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe puna që po bëhet sipas tij në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.