osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Daniel Kinahan, lordi ndërkombëtar i drogës dhe manjati i boksit! Ngritja dhe rënia e familjes mafioze irlandeze

Daniel Kinahan, lordi ndërkombëtar i drogës dhe manjati i boksit! Ngritja dhe rënia e familjes mafioze irlandeze

Nga David Collins

Daniel Kinahan, krimineli më i kërkuar sot në botë, mendon se policia është gati ta kapë. I lindur dhe i rritur në një zonë të varfër të Dublinit, lordi ndërkombëtar i drogës dhe manjati i boksit pretendon se u rrit në varfëri. Komuniteti i tij vuante pasoja e krimit dhe investimet e pakta.

“Për njerëz si unë nuk pritet që të bëjnë asgjë me jetën e tyre, përveçse t’i shërbejnë shtresave të mesme dhe të larta”- u shpreh ai në vitin 2021. Ai është akuzuar nga BBC dhe gjykatat irlandeze së është kreu i një perandorie ndërkombëtare të trafikut drogës me vlerë 1 miliard paund.

Kinahan, 45 vjeç, i njohur nga miqtë si “Daniel Joseph”, “Chess”, “D” ose “Cuz”, e quajti një “shpifje” këtë akuzë. Sipas tij njerëzit ishin bërë xhelozë nga “vetëbesimi i tij i madh” dhe”suksesi” i tij si promovues i boksit, duke organizuar ndeshje për titullin botëror për boksierë si Tyson Fury, dhe se bota është kundër njerëzve të klasës punëtore si ai që kanë sukses.

Vitin e kaluar, qeveria amerikane vendosi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ata që japin informacione që do të çojnë në arrestimin e tij. I njëjti shpërblim ofrohet edhe për arrestimin e babait dhe vëllait të tij. Thesari i SHBA-së e akuzon Kihanan për udhëheqjen e Organizatës Kriminale Transnacionale Kinahan (KTCO), duke përdorur bazat në West Midlands, Spanjë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

KTCO nisi shpërndarjen e kokainës dhe heroinës së Amerikës së Jugut në Irlandë, dhe më vonë në Britani dhe në të gjithë Evropën kontinentale. “Përveç trafikut të lëndëve narkotike, familja Kinahan është përfshirë në pastrim parash, trafik armësh zjarri dhe vrasje”- thonë autoritetet amerikane.

U duk si fillimi i fundit për një nga organizatat më të mëdha kriminale që ka parë bota. Aq e fuqishme është ajo saqë në një moment Agjencia Amerikane e Luftës Kundër Drogës (DEA) kishte frikë se ajo po përpiqej të bashkonte mafiozët e botës në një super-kartel.

Ndaj dërgoi spiunë në dasmën e Kinahan për të ndaluar këtë gjë. Dhjetëra bashkëpunëtorë kriminalë të Kinahan në 2 vitet e fundit janë arrestuar ose janë pas hekurave të burgut, pasi ka përfunduar loja e vjetër e “shahut” midis agjencive të zbatimit të ligjit në mbarë botën dhe kartelit. Mat do të jetë arrestimi i Kinahan, vëllait të tij, Christopher Kinahan, dhe babait të tyre, Christopher Kinahan Sr.

“Vendosja nën sanksione e anëtarëve të bandës Kinahan nga SHBA-ja vitin e kaluar, për të cilin NCA (Agjencia Kombëtare kundër Krimit) luajti një rol kyç, do të ketë pasur një ndikim të rëndësishëm mbi ta, duke i shkëputur nga sistemi bankar global”- thotë për “The Sunday Times”, Craig Turner, zëvendësdrejtor i hetimeve i NCA.

“Ata mendonin se ishin të paprekshëm. Por sanksionet ishin një goditje e madhe, duke i bërë ata të papranueshëm për bizneset legjitime dhe institucionet financiare. Edhe kriminelët e tjerë do të mendohen 2 herë para se të bëjnë biznes me ta”- shton ai.

Deri javën e kaluar, familja Kinahan ishte e lirë, ndoshta jo shumë larg rezidencës luksoze të Daniel Kinahan në resortin Palm Jumeirah në Dubai, edhe pse raportohet se ata lëvizin çdo ditë. Por kush është Daniel Kinahan? Si arriti ndërtoi familja e tij të ndërtojë një organizatë kriminale, që thuhet se kontrollonte 1/3 e kokainës që trafikohet në Evropë?

Dhe pse pjesëtarët e saj nuk janë kapur ende? Karteli u krijua nga babai e Daniel, Christy, i njohur me nofkën “Dapper Don”, për shkak të shijes së tij për veshjet e shtrenjta. Një kampion në kikboks, i përfshirë në mashtrime dhe grabitje, Christy vuri re një boshllëk në tregun e heroinës në Dublin në vitet 1980.

Por ai nuk ishte një trafikant i zakonshëm në rrugë. Policia irlandeze pretendon se ai ishte i artikuluar, duke reflektuar një edukim të mirë. Midis nxënësve të dikurshëm në shkollën që ndoqi ai kur ishte i ri, ishte edhe shkrimtari i famshëm James Joyce.

Michael O’Sullivan, një ish-ndihmës komisionar i polcisë, që arrestoi dikur Christy, deklaroi për BBC:” Ai nuk ishte i riu tipik që angazhohej në trafikun e drogës. Ai ishte disi më i zgjuar, dhe më i fokusuar strategjikisht”. Gjatë viteve 1980, Christy u burgos për 6 vjet.

Në burg mësoi spanjisht dhe holandisht, ndërsa më vonë vuajti një dënim të dytë. Në vitet 2000, i zhvendosi operacionet e tij në Costa del Sol në Barcelonë i ndihmuar nga djemtë e tij, Daniel dhe Christy Jr. Aktiviteti i tyre u zgjerua me shpejtësi nga Evropa në Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme.

Familja Kinahan krijoi lidhje direkte me trafikantët kolumbianë të kokainës dhe fitimet e saj u rritën. Suksesi i tyre tërhoqi vëmendjen e autoriteteve. Në vitin 2006, policitë e disa vendeve në Evropën nisën hetimet mbi ta. I koduar si “Operacioni Lopata”, hetimi u drejtua nga autoritetet spanjolle. Një përgjim zbuloi detaje të jashtëzakonshme në lidhje me shkallën e shtrirjes së kartelit.

Anëtarët e bandës po diskutonin mbi blerjen e një anijeje me kontejnerë, dhe madje edhe për krijimin e marinës së tyre. Ndërkohë, Daniel po mësonte zanatin e të atit. “Daniel ishte arrogant, narcisistik”- thotë Nicola Tallant, autor i librit “Përplasja e titanëve: Ngritja e familjes mafioze Kinahan”.

“Gjithsesi, ai ishte shumë popullor. Unë kam biseduar me disa miq të fëmijërisë dhe ai pëlqehej shumë. Ishte i shoqërueshëm. Në fillim nuk merrej me drogë. Donte që të kopjonte atin, i cili ishte një tip shumë i përmbajtur”- shton ai. Kur Christy ia dorëzoi frenat e perandorisë së tij, disa aktorë në botën e krimit në Irlandë pyetën nëse Daniel e kishte fituar vetë vendin e tij.

“Atij iu dha në një lugë argjendi perandoria e babait të tij. Disa menduan se ishte shumë e lehtë për të, se ai ishte i lumtur t’i urdhëronte njerëzit të bënin gjëra që ai nuk do t’i bënte vetë”- shprehet Tallant. Në vitin 2009, emri i Daniel Kinahan doli në një kabllogram diplomatik të ambasadës amerikane në Sierra Leone dërguar për Uashingtonin.

Ai u përshkrua si “një biznesmen irlandez i përfshirë në trafikun e drogës në të gjithë Evropën”, që donte ta zgjeronte aktivitetin në Afrikën perëndimore. Një vit më vonë, karteli, me qendër kryesisht në Marbella u godit fort nga policia spanjolle. Daniel, i ati dhe vëllai i tij u arrestuan dhe u bastisën pronat e tyre në Spanjë, Britani, Irlandë, Qipro, Belgjikë dhe Dubai.

Banda kishte prona në Brazilin Verior me vlerë më shumë se 300 milionë paund. Por autoritetet spanjolle nuk arritën të burgosnin familjen Kinahan. Disa vite më vonë, ata do të rishfaqen në skenë, këtë herë më fuqishëm se kurrë më parë. Rreth vitit 2012, Daniel Kinahan themeloi një kompani menaxhimi në sportin e boksit dhe hapi një palestër në Marbella. Ndikimi i familjes Kinahan në boksin botëror u rrit shpejt, dhe ata nënshkruan kontrata bashkëpunimi me qindra boksierë britanikë dhe irlandezë. Me kryesori ishte Tyson Fury. Pasi fitoi titullin kampion bote në peshat e rënda në 2015, Fury ra në depresion. Ai hoqi dorë nga titujt e tij dhe u bë obez. Kompania e Daniel ka meritën e madhe e rikthimit të tij në ring. Publiku britanik donte ta shihte atë të ndeshej me bashkëkombasin e tij Anthony Joshua. Por kush do ta organizonte atë ndeshje?

Në vitin 2020, Fury postoi një video në lidhje me ndeshjen në Twitter. “Sapo kam folur me telefon me Daniel Kinahan. Ai më tha se sapo është rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes më të madhe në historinë britanike të boksit. Një falënderim i madh për Danin”.

Për shumë sportdashës, emri i Kinahan kishte pak kuptim, por për agjencitë e zbatimit të ligjit, ai moment ishte një dëshmi se si karteli më i madh i drogës në Evropë, ishte bërë një lojtar kryesor në boksin botëror. Ndërkohë, nuk ka asnjë provë se vetë Fury është i përfshirë në aktivitetin kriminal të kartelit.

Daniel Kinahan u shpërngul në Dubai menjëherë pas një atentati ndaj tij në një hotel të Dublinit në vitin 2016. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë asnjë marrëveshje ekstradimi me Irlandën apo Amerikën, gjë që e bën më të vështirë arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim.

Atje familja Kihanan ngriti kompani konsulence në fushën e ushqimeve, dhe kompani veshjesh sportive, të cilat përdoreshin për pastrimin e parave të drogës. Banda e zgjeroi akvitetin tek aviacioni, kriptomonedhat, energjia e rinovueshme dhe pasuritë e paluajtshme. Keith Ditcham, drejtor i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) dhe këshilltar i Ministrisë së Brendshme thotë:“Dubai konsiderohet nga kriminelët si një vend i lehtë për të pastruar paratë, si dhe për të bërë një jetë luksoze. Aty ka shumë më pak rrezik sesa të jetosh në Spanjë apo Holandë”.

Të gjitha ata që mbërrijnë në aeroportin e Dubait, lejohen të deklarojnë sasi të mëdha parash dhe të kalojnë pa problem. Kinahan filloi ta gëzonte pasurinë e tij të madhe në qytetin e super të pasurve. Dasma e tij u zhvillua në hotelin me shtatë yje “Burj al Arab” në vitin 2017.

Të pranishëm në të ishin baronët e drogës, si holandezo-kiliani Ricardo Riquelme Vega, Ridouan Taghi, i lindur në Marok, bosi i supozuar i mafias italiane Raffaele Imperiale dhe bosi i krimit të organizuar në Ballkan, Edin Gacanin. Thuhet se DEA pati të infiltruarit e saj në atë dasmë, nga frika e formimit të një super-karteli.

Atë vit gjërat po shkonin mirë për familjen Kinahan. Daniel sapo ishte martuar, dhe karteli kontrollonte një pjesë të madhe të tregut britanik të kokainës. Drejtuesi i operacionit në Mbretërinë e Bashkuar ishte Thomas Kavanaggh, i konsideruar si nr.2 i kartelit. Por gjërat nisën të ndryshojnë.

Kavanagh u arrestua dhe u dënua nga një gjykatë në Ipswich me 21 vjet burg vitin e kaluar. “Anëtarët e rrjetit e konsideronin veten si të paprekshëm, por ne ishim në gjendje ta çmontonim në mënyrë sistematike grupin”- thotë Turner. Bankieri i dyshuar i Kinahan, Johnny Morrissey, u arrestua në Spanjë.

Ai kishte përdorur sistemin bankar sekret Haëala – që nuk lë gjurmë fizike – për të pastruar deri në 300.000 paund në ditë para të pista. Por goditja më e madhe për Kinahan ndodhi në prillin e vitit të kaluar, kur Thesari i SHBA-së vendosi sanksione ndaj familjes dhe bashkëpunëtorëve të tyre, dhe 5 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e Daniel, vëllain dhe babain e tij.

“Agjencitë e zbatimi të ligjit në SHBA, janë shumë proaktive dhe të pamëshirshme në ndjekjen e kriminelëve të kërkuar në mbarë botën. Ato veprojnë pa shumë zhurmë. Janë të duruara, dhe i ndjekin çështjet në mënyrë aktive. Askush nuk është më i fuqishëm se qeveria amerikane”-thotë Ditcham

Të goditur fort, por jo ende në burg. Në prapaskenë, Europol, që koordinon ndërlidhjen midis agjencive të zbatimit të ligjit të BE-së, po negocion me Emiratet e Bashkuara Arabe ekstradimin e kriminelëve si familja Kinahan. Vitin e kaluar u arrit një marrëveshje për të lejuar oficerët e Emirateve të Bashkuara Arabe të vendosen në selinë e Europolit në Hagë. Shtetasit holandezë, italianë dhe spanjollë të lidhur me drogën, janë ekstraduar së fundmi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi bashkëpunimi është forcuar. Bandat e krimit të organizuar po largohen nga Dubai. Por ku ndodhet Daniel Kinahan, njeriu më i kërkuar në botë? A është ai në Afganistan apo Pakistan, siç është raportuar?

Sa i gatshëm do të ishte një baron i drogës, të bënte kompromis me stilin e tij të jetës në këmbim të lirisë? Babai i tij ka kërkuar më herët strehim në Zimbabve për veten, partneren e tij dhe tre fëmijët. “Familja Kinahan ka udhëtuar së fundmi në Oman. Por agjencitë irlandeze të zbatimit të ligjit besojnë se ai është ende i fshehur në Dubai. Besoj se këtë vit do të shohim arrestimin e tyre. Kjo mund të ndodhë në çdo moment”, thotë Tallant. /“Sunday Times” – Bota.al/