“Big Brother VIP” mbrëmjen e sotme ka nisur me një dënim për Oltën dhe Luizin pasi dyshja kishin thyer rregullat duke folur për nominimet përgjatë javës.
Luizi: Unë për vete thjesht them që do nominoj këto persona.
Arbana: Nuk lejohet, është e ndaluar.
Olta: Unë vetëm momentin e fundit që fola për Diolën, isha pjesë e kësaj bisede.
Big Brother vendosi që ata të kenë zero buxhet personal. Ndërsa banorët e tjerë, do të kenë buxhet të përgjysmuar.