Ngjarjet e fundit me agjentin e FBI po e tronditin shumë Mulin.
Lajmi se ish- zyrtari i FBI ka takuar dhe Ennon me dy n, e tronditi pa masë.
Gjithmonë kishte dyshuar se Enno ishte tinëzar, por që kishte arritur deri këtu nuk i shkonte mendja.
E thirri Lelon ta analizonte këtë fakt.
-Përse t’i jetë dashur Enno, tha Muli?
-Besoj e kanë skeduar si njeri të Genc Pollos, tha Lelo, dhe kanë dashur të marrin info për Doktorin.
-Kjo është shumë e rëndë, tha Muli.
Po mirë që e ka takuar, por kur Doktori doli “non grata” pse nuk e ka takuar prapë ta ndihmonte?
-Po ndoshta e ka furnizuar me fakte për “non grata”, tha Lelo.
S’mund ta bënte këtë.
-Kam dyshime se dhe ky Ristani e ka takuar, tha Muli.
Duhen sqaruar këto gjëra se janë shumë konfuzë demokratët.
-Po të shkruajmë një fabulë, tha Lelo, t’i qetësojmë.
Të hapim fjalë që Doktori futi Ennon me Ristanin të takonin agjentin e FBI, të kuptonim ku ka çuar lekët ruse Luli.
Ai u premtoi në fillim, pastaj i premtoi Luli t’i ndanin lekët bashkë dhe ato lekët që janë gjetur në SHBA janë lekët ruse të Lulit.
Dhe po t’i llogarisësh i bie gjysma e shumës.
Pra i ka ndarë lekët me Lulin.
-Kjo qenka e mire, tha Muli.
Po na shpëton Rama kështu, tha Muli. Si t’ia bëjmë?
-Do themi që lekët e Ramës do dalin më vonë.
Këto janë të Lulit.