Al Nassr u eliminua në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite. Skuadra ku luan Cristiano Ronaldo u mposht 3-1 në transfertë nga Al Ittihad. Në stadiumin “Mbreti Fahd”, ylli portugez luajti 90 minuta, duke qenë larg formës së ndeshjes së parë.
Edhe pse në një kampionat me nivel më të ulët, Ronaldo ende nuk po tregon gjithë potencialin e tij. Al Ittihad kaloi në avantazh me Romarinho në minutën e 15, teksa dyfishoi Hamdallah në fundin e pjesës së parë.
Goli i Talisca rihapi ndeshjen në minutën e 67, teksa në fundin e takimit Shanqeeti i dërgoi shifrat në 3-1 duke eliminuar CR7 nga Superkupa e Arabisë Saudite. Kujtojmë se kalimi i sulmuesit portugez në kampionatin arab i ka dhënë tjetër imazh futbollit në këtë vend, me interesin që ishte i lartë për këtë duel.