Telenovela Shakira – Piqué vijon prej javësh të mbushë mediat rozë në mbarë botën. Futbollisti spanjoll nuk ka tradhtuar vetëm bashkëshorten e tij por edhe të dashurën, Clara Chia Marti për të cilën mendohet se është ndarë nga Shakira.
Ai e ka tradhtuar Clara Chian me avokaten që u mor me divorcin e tij. Lajmin e ka zbuluar nga paparaci i njohur spnjaoll, Jordi Martin sipas së cilit pas publikimit të këngës së Shakirës, e dashura e Piqué është indinjuar dhe është ndarë prej tij.
Ndërkohë Piquè nuk ka ndenjur kot dhe ka kaluar një flirt me avokaten e tij 25-vjecare, Julia Puig Gali. Kjo e fundit është dhe ish-bashkëshortja e Riqui Puig, ish-shok i skuadrës së Piquè, te Barcelona.
Sipas mediave spanjolle avokatja Julia dhe futbollisti janë njohur 3 vjet më parë që kur ishte i martuar me Shakirën. Mos vallë e ka tradhuar këngëtaren shumë kohë më parë? Gjithçka mbetet për t’u verifikuar.
Disa ditë më parë këngëtarja nxori në treg këngën e re të saj në të cilën flitej për lidhjen e re të ish-bashkëshortit të saj. Gjithçka nisi me këngën e re të këngëtares kolumbiane, teksti i së cilës lëshon “helm” mbi ish-asin e Barcelonës dhe të dashurën e tij 23-vjeçare, Clara Kia Marti.