Një punëtor ndërtimi në Malajzi shokon mbarë opinionin kur shfaqet në video në majën e një ndërtese pa pajisje mbrojtëse.
Audienca që ka ndjekur këtë video të frikshme kritikon ashpër punëtorin po ashtu kërkon të ndërshkohet kompania e në veçanti drejtori që lejon punëtorët të punojnë pa pajisje mbrojtëse.
Videoja është filmuar në Kuala Lumpur, ku punëtori qëndronin i varur në skele afër kullës 33 katëshe Jaltan Sultan Ismail.
Autori i videos është një koleg i të riut që qëndronte me të i varur në 215 metra lartësi, ku vetëm një lëvizje më e vogël e pakontrolluar ka mundur t’ju kushtoj me jetë.