osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi është thirrur pak muaj më parë nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij si ish- ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Sot u thirr dhe vetë Shkëlzeni.

Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës.

Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sot Aldo Bumçi tha se shënimi nuk është i tij dhe kjo është një përpjekje qesharake për t’i ikur përgjegjësisë dhe dekonspirimit të Shkëlzenit.

Faksi është nisur nga zyra e Aldo Bumçit dhe për këtë ka provë shkencore kokën e faksit.

Shënimi është i Viktor Gumit, zëvendësministrit të Drejtësisë në atë kohë, i cili falë atij shënimi për ta marrë me të mirë u bë deputetë dhe ministër, më pas dhe u flak në rrugë sapo e mbyllën çështjen.

Si qendron historia e faksit që po “huton” SPAK

Ky është faksi që Aldo Bumçi ka nisur nga zyra e tij, në adresë të një zyre në Ministrinë e Mbrojtjes ku punonte në mënyrë informale Shkëlzen Berisha për projektin e Gërdecit.

Faksi është fotokopje e “Memo”-s zyrtare, që Bumçi si ministër Drejtësie i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mbrojtjes, për ta miratuar procedurën e koncesionit të Gërdecit me VKM nga qeveria.

Por për të informuar paralelisht Shkëlzenin, që “çdo gjë është në rregull”, një fotokopje të “Memo”-s, i ka vënë shënimin sipër “Për Shkëlzen Berishën” dhe e ka nisur në një numur faksi që i korenspondon protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sekretarja e Aldo Bumçit në dëshminë e saj në Prokurori e pranon se e ka nisur ajo faksin me porosi të Bumçit dhe ka parë Shkëlzen Berishën të hyjë dy herë në atë kohë tek zyra e Bumçit.

Ja gjurmët e Shkëlzen Berishës në Gërdec

Sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Anila Lala, pranon që ka marrë faksin nga Ministria e Drejtësisë dhe kur ajo e ka marrë, shënimi “Për Shkëlzen Berishën” ka qenë sipër faksit.

Ajo e ka çuar në një zyrë, ku ka menduar se mund ta merrte Shkëlzen Berisha.

Pra, gjithë rruga informale ka qenë e qartë.

Faksi është thjeshtë një informim servil i Bumçit për Shkëlzenin që “ja ka mbaruar porosinë” dhe nuk ka lidhje me rrugën zyrtare të “Memo”-s.

Mbrojtja që bën Berisha dhe Bumçi është pikërisht ky fakt që i implikon më shumë.

Ata thonë se Memoja origjinale nuk e ka atë shënim!

Natyrisht që nuk e ka dhe kjo është akuza: D.m.th në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin.

Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.