osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vazhdon “lufta” brënda llojit, Zhupa: “Flutura në kabinën e qeverisë” dhe Açka: “Ina dalë nga shina”

Vazhdon “lufta” brënda llojit, Zhupa: “Flutura në kabinën e qeverisë” dhe Açka: “Ina dalë nga shina”

Komisioni i Mediave do të diskutojë nesër një marrëveshje me Maqedoninë për rikthimin e ikonave të vjedhura dhe siç është vendosur në rendin e ditës, kohëzgjatja e diskutimit për këtë temë do të jetë 60 minuta.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa shkruan se një mbledhje kaq e rëndësishme nuk mund ta ketë kohën e përcaktuar për vetëm një orë, duke akuzuar sërish kryetaren demokrate të komisionit Flutura Açka se ka vendosur rendin e ditës së bashku me nënkryetarin socialist, Petro Koçi dhe sekretarin e komisionit, Besjan Ajazi.

Statusi i Zhupës

Vazhdon minohet puna e Komisionit te Edukimit!

Dakortësi për kufizim kohe vetem nje ore mbledhja edhe mospjesmarrje të Ministres së Kultures kur diskutohet marreveshje nderkombetare per ikonat.

Kjo vendimarrje eshte bere nga kryesia e komisionit perkatesisht kryetare Flutura Acka, nenkryetar Petro Koci, sekretar Besjan Ajazi me dakortësi sipas njoftimit zyrtar.

Komisioni i edukimit ka per te diskutuar marreveshjen me Maqedonine e Veriut per rikthimin e ikonave te trafikuara ne vendin e tyre te origjines.

Se pari nuk ka ndodhur kurre qe ministri pergjegjes mos te paraqitet pa asnje arsye kur diskutohet nje marreveshje nderkombetare, ku vete eshte autoritet firmetar. Zv Ministrja nuk eshte e votuar nga kuvendi dhe nuk shkarkohet nga kuvendi.

Se dyti nuk ka ndodhur kurre qe pa u diskutuar me anetaret e komisionit dhe marr mirekuptimin e gjithe anetareve, te vendoset diskutimi i nje projektligji, marreveshje nderkombetare me kohe te kufizuar vetem 1 ore. Nje mbledhe kur ska diskutime mund te zgjas edhe me pak por nuk paracaktohet asnjehere ne kete forme arbitrare.

Mjafton te kuptojme qe:

– Paraqitje e projektligjit nga perfaqesuesit e ministrise ze te pakten 20 min.

– Relatori i komisionit ze te pakten 8-10 minuta

– Kohe per pyetje, shpjegime, qendrime te deputeteve per projektligjin bashke me minutat e pergjigjeve te MK per pyetjet per 19 deputet anetar te komisionit eshte 30 minuta.

Sigurisht mazhoranca eshte shume e lumtur me kete kufizim dhe mos prezence te ministres por ne deputetet e opozites nuk mund te bihen kurre dakort per kete gje.

Eshte shkelje e hapur e rregullores, e statusin te deputetit, e lirise dhe pavaresise se tij per te mbrojtur interesin publik.

UNE DO TE FLAS PA U KUFIZUAR NE KOHE SIC MA LEJON RREGULLORJA E KUVENDIT.

Po sfolem pa kufizim problemet dhe propozimet ne komisione per interesin publik, per cfare jemi ne kuvend?!

PS: E bej kete status me shpresen qe do te sherbej per te sensibilizuar dhe per te ndryshuar gjerat deri neser kur kemi mbledhjet.

Ndërkohë më pas ka reaguar deputetja Açka, e cila tha se Ina Zhupa po përdoret. Ajo u shpreh se beteja e vërtetë duhet të jetë jo mes kolegësh por me bëmat e mazhorancës.

“Jo “Ina-pa shina”, por as Zoti vetë nuk më pērbalt dot me bashkëpunime me kundërshtarin politik”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Ina, dalë nga shina

Tani po, kam arsye të mendoj se po përdoresh, vajzë!

Orët e Komisioneve, pavarësisht përcaktimit të orarit, kanë zgjatur ndonjëherë pa fund. Shembull është mbledhja para një jave kur u kapërcye çdo kohë normale që merr miratimi i kalendarit të punës dhe të dëgjesës për zgjedhjen e anëtarit të KDRTSh-së.

Për fat, gjithçka regjistrohet, dhe qytetarët gjykojnë nga ajo që shohin dhe jo nga ajo që shpifet nga kamikazët politikë të trojeve tona, të përbaltura nga baltatriçja e shkollës politike shqiptare, ku kam refuzuar të eci qysh në krye të betimit para shqiptarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë të kufizohet ndonjë deputet ndonjëherë në Komisionin që drejtoj unë. Dhe as ka për të ndodhur ndonjëherë.

Ka patur mbledhje kur për shkak të kohëzgjatjes, të ftuarit kanë ndenjur me orë duke pritur jashtë, arsye pse kam kērkuar nē Konferencën e Kryetarëve të bëhet një dhomë pritjeje për dëgjesat dhe njerëzit të mos rrinë me orë në korridoret e Kryesisë së Kuvendit.

Çështja është se “Ina-pa shina” ka ngatërruar armikun e vërtetë, se ashtu i intereson. Nuk e kuptoj pse ēshtë kaq shumë e shqetësuar për kohēzgjatien e komisioneve, kur vetë paraqitet aq minuta sa për të bërē lajmin vetëm për veten, të cilin ia çon të gatshëm (drejt nga Komisioni) në ËAp dhe video gazetave dhe tv-ve, pa u shqetësuar se çfarë ndodh më pas me Komisionin.

Unë këtë vajzë nga “ngatërrimi i armikut” nuk e shëroj dot, se Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nuk është ambulator.

Kot lodhet. Zoti Berisha e ka me sy të mirë, gjithsesi. Edhe ne të gjithë demokratët, gjithashtu.

Duhet t’i ruajmë energjitë për revoltat tona të afër ta kur pushteti të vendosë të lëvizë nga vendi Sahatin e Tiranës, për shkak të ngulfatjes që i është bërë nga ndërtimet rrotull tij.

Kjo është beteja jonë e përbashkët, ku e ftoj të bëjmë opozitë të vërtetë, jo kinse me kolegët, betejë ku ajo po i shërben mē mirë se asnjë koleg tjetër i saj, kundërshtarit politik.

Kjo është e para dhe e fundit herë që merrem me një koleg, një kolege, në rastin e saj, dhe u kërkoj ndjesē demokratëve për këtë shpjegim të detyruar publik.

E kam thënë hapur në Komision, dhe po e them sërish publikisht. Jo “Ina-pa shina”, por as Zoti vetë nuk më pērbalt dot me bashkëpunime me kundërshtarin politik.

Nuk më shesin dot moral për ikona e ikonëri, dhe as mē blejnë apo të më intimidojnë dot, njerëz që e lanē Shqipërinë, zemrën e Tiranës, pa histori.

Statusi i zonjës Accka ka nxitur nbjë tjetër reagim nga Zhupa, e cila ka ironizuar postimin e koleges e cila tha se Zhupa vinte në komisione vetëm për të bërë lajm.

“Bëj lajm sepse kam çfarë them”, shroi Zhupa. Ajo ka shtuar se deputetja Accka mbështet mazhorancën, madje e akuzoi se është futur në shinat e socialistëve

Postimi i plotë:

Flutura në kabinën e qeverisë!

Flutura ka rekord historik në historinë e parlamentarizmin: si deputete e opozites qe voton PRO BUXHETIT TE QEVERISE! Ndiqni videon nga komisioni👇🏻

Qeveria do punoj justifikohet Flutura me togfjaleshin “Njerezit do punojne”

Tani le te dali Petro Koci prap te mbroj publikisht, ose le te pergatiti nje trill letrar se aty ka talent qe nuk ja mohojme dot e le te stisi justifikimet qe do.

Ndersa mbledhjet jane publike edhe kushdo e gjykon opozitarizmin tone duke na pare, ashtu si shikon edhe raportet e pavarura te ISP per te pare aktivitetin e deputeteve.

Une sigurisht bej lajm, mos u merzit e dashur, se kam ca them dhe bej opoziten dhe smarr askend dhe as kam grup me gazetar. Por ti mos merr naten ne cel kryeredaktoret se nuk te bejne dot lajm po nuk the gje me vlere sado shkrimtare e nderuar qofsh. Shkelqen si shkrimtare dhe te respekton gjithe Shqiperia, mos u bej pis duke te perdorur me apo vetedije mazhoranca.

Jam ne sherbim te demokrateve me krenari, dhe nuk do me futem kurre ne shinat e socialisteve dhe aq pak te PSV te Petro Kocit. Njoh lirine dhe vetem ate!

Edhe nese do te dish mendimin e demokrateve hap komentet ne facebook tend, ose shiko te une po deshe.

PS: Uroj qe te kuptosh qe na kane votuar per te bere opozite.