Një deklaratë e Krist Aliajt për Kiara Titon, po bën xhiron e rrjetit dhe ka pasur reagime të forta nga publiku, nëpërmjet komenteve në formë ‘revolte’ për komentin e Kristit ndaj Kiarës.
Në një diskutim me Kiarën dhe Luizin, Kristi u shpreh se nëse do të donte do ta kishte bërë Kiarën për vete.
“Po ta doja Kiarën e kisha kap me kohë’, tha Kristi.
“Kujdes me kto deklarata, sa i sigurt je?”, i kundërpërgjigjet Kiara.
“100% i sigurt. Kapur në sensin që po të kisha interes do të isha me ty”, i përgjigjet Kristi.
Prej dy javësh tashmë dyshja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë afruar shumë me njëri-tjetrin, me Luizin i cili në çdo moment gjen një formë komunikimi me Kiarën dhe një temë diskutimi.
Gjatë këtyre ditëve sidomos përpos ndonjë përplasjeje, kemi parë edhe shumë përqafime dhe puthje nga ata, por ende një konfirmim të një romance mes tyre.
Më herët, Luizi i ka bërë një kërkesë të veçantë moderatores duke i kërkuar të largohet nga debatet me banorët e tjerë, të cilët po e përdorin sipas tij për të sulmuar atë.