Avokati Idajet Beqiri shpreh bindjen se çështjes së Gërdecit do t’i shkohet deri në fund.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Beqiri tha se këtë bindjen e ka krijuar, pasi SPAK-u ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
“Janë hapur faktikisht. Nëse flasim për dosjen e Gërdecit, është rihapur. Këtë nuk e dimë ne, e di organi i akuzës që ka bërë hetimin. Unë besoj se do i shkohet deri në fund. Përderisa ka marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, do ta çojnë deri në fund. Kam bindje për këtë gjë”, theksoi ai.