Jo më kot po konsiderohet si lojtari më i fortë që ështe parë ndonjëherë brenda shtëpisë së Big Brother Albania, Luiz Ejlli me zgjuarsinë e tij dhe strategjinë e lojës ai ka arritur që të pëlqehet shumë nga publiku.
Ai ka thënë disa herë së është dhjetë hapa para banorëve të tjerë duke u’a kuptuar lojën e tyre që sipas tij është mjaft e thjeshtë për këtë, e një detaj nga biseda e tij me Kiarën mbrëmë e bëri të kuptohet se si i kap detajet për lojën ku vetëm me një pyetje që i bëri Kiarës e kupton se sa është i pëlqyer nga jashtë.
Kiara shkoi tek dhoma ku Luizi dhe Efi janë të mbyllur duke biseduar pak me Luizin, ndërsa ky i fundit e pyeti se me kë po rri derisa ai qendron i mbyllur në dhomë, Kiara i tregon se po rri me banoren më të re që u fut mbrëmë në Big Brother e cila është këngëtarja Valbona Mema.
Luizi e pyet se a është afruar Valbona Kiares apo Kiara Valbones dhe Kiara i thotë se cfarë ka rëndësi kjo, por Luizi i thotë se ka rëndësi edhe shumë madje, ku me këtë e ka menduar se pasi Valbona i është afruar vetë pasi ajo vjen nga jashtë dhe shkon pikërisht tek banorët më të fortë.
Pra, Luizi ka intuitë kaq të fortë sa vetëm me një pyetje e zbulon se sa po pëlqehet nga jashtë dhe a është lojtari më i fortë brenda, duke treguar edhe një herë zgjuarsinë që tregon në lojë.
https://infokosova.net/wp-content/uploads/2023/01/luiz-kiara-valbona-55346.mp4?_=1