osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Disfata e Kombëtares Shqiptare të Futbollit/ Kush e mërziti Dukën që shkroi një letër për … publikun?

Disfata e Kombëtares Shqiptare të Futbollit/ Kush e mërziti Dukën që shkroi një letër për … publikun?

Disfata e Kombëtares kuqezi në miqësoren me Kosovën ishte e rëndë për trajnerin Kristian Panuci, por edhe për skuadrën dhe tifozerinë. 3-0 Shqipëria kishte kohë që nuk pësonte në një ndeshje, për më tepër në një miqësore me një skuadër teorikisht më të dobët se jona.

Nga ana tjetër,. Sot reagoi me një letër të hapur kreu i federatës Armand Duka, që nuk dihej se kujt i adresohej dhe letra ngjante më shumë me një tentativë për të shmangur vëmendjen nga problemet që ka kombëtarja dhe vetë federate.

Duka theksoi se duhet uruar Kosova, ndërsa Shqipëria duhet të bëjë autokritikë dhe të rikthehet që nga ndeshja me Ukrainën, por tha se kurrsesi nuk i duhet hedhur ‘benzinë’ një zjarri që nuk ekziston për rivalitetin mes këtyre dy skuadrave.

Letra e plotë e Dukës:

Të nderuar dashamirës të Futbollit, shqiptar kudo ku ndodheni! Mbrëmë ishte një ditë e madhe për shqiptarët kudo që ndodhen: realizuam një ëndërr të kahershme, miqësoren e zyrtarizuar mes dy ekipeve të një gjaku Kosovë-Shqipëri. Qe një ditë e madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, por nuk mund ta mohoj që ishte një dite e errët për kombëtaren tonë. Por, ndodh në futboll, ka edhe ditë si kjo, megjithëse askush nuk i dëshiron. Unë uroj dhe besoj shumë që skuadra, stafi dhe të gjithë ne, do të dimë që ta lexojmë këtë paraqitje të keqe sportive.

Kjo skuadër ka shumë e më shumë potencial dhe uroj që këtë ta tregojë menjëherë që në ndeshjen e radhës me Ukrainën. Kosova luajti më mirë se ne, dhe për këtë unë i përgëzoj dhe nuk kam pse ta fsheh që jam i lumtur për suksesin e këtij ekipi, si të ishte Shqipëria. I uroj nga zemra shumë suksese ekipit të Kosovës në të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër, e kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime, negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë , të cilët kërkojnë me çdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak. Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive.

Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë e hapur për futbollistët e të gjitha trevave shqiptare. Ne kemi pasur nevojë për futbollistë cilësorë, dhe ata kanë pasur dëshirë që të shprehin cilësitë e tyre, dhe njëherësh të japin kontributet e veta në të vetmin ekip shqiptar.

Të gjithë bashkë kemi bërë krenarë çdo shqiptar në çdo cep të globit , me vepra e jo me lehje. Ne kemi lobuar me pasion dhe me fanatizëm që Kosova të ketë këtë Federatë që ka edhe sot. Ndaj, një miqësore midis vëllezërish, me çfarëdo rezultati, duhet të na gëzojë të gjithëve më shumë.

Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria, dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit. Gëzuar shqiptarë kudo që ndodheni!”, shkruan Duka.