Teksa ishin në mbyllje të emisionit ‘Politika Online’, gazetarja Marsela Karapanco i ka kërkuar avokatit Spartak Ngjela që të votojë për top-statusin e ditës, ku ishin zgjedhur postime nga ish kryeministri Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, deputeti Pjerin Ndreu, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputeti Nard Ndoka.
Por Ngjela është nervozuar duke mos e lenë gazetaren që të vijonte me leximin e statuseve, duke i thënë se do të largohej nga studio menjëherë, nëse do të vijonte ende.