osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse vendim i Agron Zhukrit është nul, Sali Berisha jashtë zgjedhjeve të 14 majit, PD me Lulzim Bashën përballë Edi Ramës

Ja pse vendim i Agron Zhukrit është nul, Sali Berisha jashtë zgjedhjeve të 14 majit, PD me Lulzim Bashën përballë Edi Ramës

Duke injoruar vendimin final të Apelit për fatin e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Berisha u shpreh ditën e djeshme se “Foltorja” do të dërgojë në KQZ emrat për komisionerë, pavarësisht se ky komision njeh pasuesit e Lulzim Bashës si PD zyrtare. Nga ana tjetër, i pyetur se a do ndiqte rrugën e ‘6 marsit’, duke kandiduar me logon e Partisë së Lirisë, Berisha mohoi dhe madje rrëzoi këtë skenar.

Prerë dhe qartë, Berisha premtoi se “Foltorja” nuk do të garojë nën hijen e asnjë logoje tjetër, pasi një gjë e tillë sipas tij, nënkupton zhdukjen e PD si forcë politike. Pra përmes kësaj deklarate të fortë, ish-kryeministri Berisha paralajmëroi divorcin nga aleati i tij, kryetari i PL, Ilir Meta. Berisha shpreson se KQZ do t’i japë të drejtë atij. Por pse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë?

Gjyqtari Agron Zhukri njohu më 25 mars të vitit 2022 statutin e depozituar nga Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës. Sipas vendimit të zbardhur, gjyqtari Zhukri është shprehur se grupimi i Berishës është organi i që drejton PD deri në Kongresin e 30 prillit. Mirëpo, pavarësisht kësaj në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës, Lulzim Basha figuron ende si kryetar i Partisë Demokratike. Do të jetë Basha në letra ai që do të përballet me kryeministrin Rama në zgjedhjet e 14 majit.

Duke qenë se nuk është hapur procesi për kryetarin e ri, Basha vijon të figurojë zyrtarisht në letra si drejtues i partisë. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri nuk është reflektuar pasi ai është apeluar nga Enkelejd Alibeaj. Pra ai është nul. Kështu që të gjitha vendimet e marra nga Berisha, Kuvendet e thirrura prej tij apo edhe Këshilli Kombëtar janë ilegjitime, kjo edhe për faktin se vendimi Zhukrit nuk ka dhënë asnjë efekt ligjor dhe nuk është i formës se prerë.

Çfarë thonë juristët?

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo është deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi kohë më parë se praktika e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e partive sjell një zinxhir problematikash. Gjykata thotë se kërkesat nuk kanë palë kundërshtare, andaj ka vështirësi me legjitimimin e palëve. Nga ana tjetër ligji parashikon të drejtën për t’u ankuar.

“Me praktik është që kur ti jep vërtetim fakti dhe del një kundërshtar thotë unë ta rrëzoj kërkesën zgjidhe me padi themeli, që do të thotë nuk regjistrohesh,” u shpreh Daci. Duke qenë se Gjykata nuk ka vendosur ende për kreun e PD-së, KQZ ka vijuar punën me dokumentet e vjetra që ka, ku kreu i PD-së rezulton ende Lulzim Basha, i pasuar nga Alibeaj. Sali Berisha ka mbetur pa komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi PD-në e Enkelejd Alibeajt si grupimin që ka të drejtë të propozojë komisionerët për zgjedhjet vendore.

Çfarë thonë ndërkombëtarët?

E gjithë situata brenda selisë blu ka nga mbrapa dhe “presionet” e ndërkombëtarëve, të cilët janë shprehur qartë se kujt i takon Partia Demokratike. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mesazhi është i qartë: kryetari i PD-së është deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. “Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri”, ka thënë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.