osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Durimi për drejtësi po soset”! Zbardhet letra e familjes Nika drejtuar SPAK: E ndjejmë veten të mashtruar

“Durimi për drejtësi po soset”! Zbardhet letra e familjes Nika drejtuar SPAK: E ndjejmë veten të mashtruar

Dymbëdhjetë vite më parë, i goditur nga plumbat e Gardës të Republikës mbeti i vrarë protestuesi Aleks Nika.

Pak më tutje në bulevard u vranë edhe 3 protestues te tjerë. Në vigjilje të 21 Janarit të dymbëdhjetë, familja Aleks Nikës, i ka dërguar një letër drejtuesve më të lartë në vend ku thuhet se nuk ka vullnet politik për ta ndëshkuar këtë krim shtetëror.

Familja Nika nis një letër, disponuar nga gazetari i Tch, Muhamed Veliu, me zhgënjimin ndaj të gjitha institucioneve shqiptare dhe trupit diplomatik për të vënë para drejtësisë ata që ekzekutuan të afërmin e tyre.

“Ky krim shtetëror nuk konsiderohet se është kompetencë e hetimit nga SPAK dhe mbahet në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Kjo ndodh sepse mungon në tërësi vullneti politik për ta zbardhur këtë krim të rëndë, deri në momentin që parashkruhet siç ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera për krime të rënda shtetërore ku janë përfshirë politikanë të rëndësishëm dhe i kanë shpëtuar dënimit”.

Familja e Aleks Nikës ngulmon se kjo vrasje duhet hetuar nga SPAK.

“Ne kemi kërkuar me insistim që çështja penale ti kalojë për kompetencë SPAK-ut dhe të hetohet në drejtim të urdhëruesve të atyre që kanë dhënë urdhër për të qëlluar, pa asnjë shkak ligjor ndaj demonstruesve në mes të bulevardit. Kjo bëhet me qëllimin e vetëm që të tërë politikanët që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale, direkt dhe indirekt me pasoja shumë të rënda, mos të vihen para përgjegjësisë penale”.

Të ndodhur përballë një drejtësive të vonuar që është drejtësi e mohuar Familja Nika thotë:

“Ne si familje e ndjejmë veten të mashtruar si nga politika shqiptare ashtu edhe nga trupi diplomatik. Durimi jonë po soset. Kërkojmë edhe njëherë që opinioni publik shqiptar të mposhtë mungesën e vullnetit politik të gjithë kësaj klase politike. Gjakun e djalit, babait të fëmijëve ne nuk e harrojmë.”

Në 21 Janar 2011 opozita socialiste kishte thirrur një protestë pas publikimit të një video në emisionin Fiks Fare, ku Ilir Meta atë kohë zëvendës kryeministër, në qeverinë Berisha shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti. Protestuesit u përballën me plumbat e Gardës së Republikës, ku krahas Aleks Nikës mbetën të vrarë edhe Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtajt.

Të vetmit të dënuar për këtë krim të 12 viteve më parë janë ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg. Vrasja e Aleks Nikës, 12 vite më pas vijon të mbetet pa autor.