Nga Kimete Berisha
Albin Kurti është në rrugë pakthim, as s’ka si vazhdon përpara, as s’ka si kthehet prapa.
Sepse, gabimin e tij nuk e kanë bërë as vrasësit më të tërbuar të shqiptarëve.
Prandaj, qeverisë Kurti nuk i ka mbetur asnjë rrugëdalje….sepse është skajshmërisht e
pamoralshme dhe kriminale.
Është vonë të kërkojë falje.
Nuk zhbëhet krimi që e ka bërë.
Nuk ekziston asnjë fjalë që do të mund ta mbulonte turpin e Albin Kurtit.
Kjo qeveri duhet të bojkotohet: nga opozita, nga komunat, nga organizatat humanitare, nga familjet e viktimave e dëshmorëve, nga sindikatat dhe nga të gjithë ata që mendojnë se nuk duhet të lavdërohet vrasësi i shqiptarëve.
Kjo është qeveri e krimit.
As mos e prano në bisedë.
As komente. As kritika. As vërejtje. As debate me ta. Asgjë.
Veç Bllok dhe Ignore.
Albin Kurti më nuk ka moral ta udhëheq Kosovën.
P.S.
– Me paret e shqiptarëve ua paguajnë serbëve rrymën.
– Shqiptarëve nuk ua japin paret e veta të trustit.
– Ndërsa, pensionistët shqiptarë që nuk ia kanë paguar tatimin Serbisë pushtuese – nuk ua japin pensionet e plota.
Ky është teatër i absurdit.
Kjo qeveri është antishqiptare.
***
Qeveria ka rënë moralisht. S’ka rënie më të rëndē se kjo…
I ka mbetur vetëm hija e turpit.
Qeveria Kurti duhet të leçitet!
Urgjentisht duhet të ndodh padëgjueshmëria qytetare.
Asnjë politikan i opozitës nuk bën të pranojë të takohet me qeverinë Kurti.
Albin Kurti e ka varrosur moralin.
Albin Kurti e ka turpëruar Kosovën.
Albin Kurti është njeriu i Serbisë.
Qeveria Kurti e ka miratuar vrasjen e shqiptarëve të Mitrovicës…është bashkëvrasëse e shqiptarëve të Mitrovicës.
Neve l’Rojat e Urës’ na kanë përndjekur nga banesa jonë në Veri.
Qeveria Kurti e ka aprovuar dhe duartrolitur këtë krim!
E ka shpërblyer dhe falenderuar komandantin që me
sukses i vrau dhjetëra civilët shqiptarë dhe e udhëhoqi spastrimin etnik – Oliver Ivanoviçin.
Qeveria Kurti e motivon Serbinë për të kryer krime ndaj shqiptarëve!
E josh Serbinë për t’ia mësyrë me ushtri Kosovës.
Qeveria Kurti e ka ndarë popullin shqiptar:
në popull
të Vetëvendosjes dhe në popullin ‘tjetër’!
Qeveria Kurti ka shpresuar në një luftë qytetare mes shqiptarëve.
Qeveria Kurti i ka ushqyer ndjenjat e kriminelëve për të kryer vrasje politike.
Qeveria Kurti i ka kërcënuar me jetë gazetarët!
Në emër të Albin Kurtit jam kërcënuar me vrasje dhe shfarosje familjare.
Albin Kurtin e sollën në pushtet paret e Serbisë!
P.S. LDK dhe PDK duhet të na nxjerrin nga kjo situatë e tmerrshme she nga kjo politikë antishqiptare- URGJENTISHT!
***
I dashuruar me djallin!
Koha ka ndaluar!
Asgjë më nuk ka kuptim!
A mund të vazhdojmë të jetojmë gatitur para permendores së Oliver Ivanoviçit – që ia ngriti kryeministri Kurti, në emrin e viktimave të tij – në emrin tonë!
Glorifikimi i Albin Kurtit për Oliver Ivanoviçin nuk mund të ketë tjetër mesazh përveç ‘Boll mirë ua ka bërë’.
Jemi të poshtëruar.
Jemi të fyer.
Nuk ka më asnjë trohë moral.
Tash,
Qysh kemi fytyrë të dalim në derë…të kapërcejmë në tema të tjera.
Jemi të turpëruar.
Të gjithë, pa përjashtim, të rënë përtoke – baras me varret e viktimave – vdekur për së gjalli!
Nuk ka më vend për asnjë koment – për asnjë fjalë.
Kryeministri Albin Kurti, zyrtarisht, në emër të qeverisë së Kosovës e ka shkelur gjakun e viktimave shqiptare të shtetit serb.
Dhe, jeta po vazhdon, po vazhdon normal, sikur nuk ka ndodhur asgjë!
Kryeministri Albin Kurti mund të vazhdojë të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë…
mund të vazhdojë ta legalizojë, siç po e bën, rehabilitimin e vrasësve të fëmijëve shqiptarë…sepse këtë rol e ka marrë!
Por, ne, a kemi Ne një bark që plas;
A e kemi Ne një gojë që e shqyen fjalën bashkë me gurmaz.
Pse plaga e hapur askujt nuk i dhemb?
Pse dhimbja mē nuk shkakton dhimbje!
Pse më askush nuk ndjen.
Pse ende nuk na luajti kapaku i kresë!
Mos jemi kaq askushi, kaq të pacivilizuar, kaq primitivë sa që me elegancë mund të vazhdojmë t’i bindemi një qeverie që i shpërblen vrasësit tanë!
Populli po hesht.
Studentët po heshtin.
Familjet e dëshmorëve po heshtin.
A s’është heshtja – aprovim!
Heshtja është luks për shqiptarëtl!
Glorifikimi i kriminelit të luftës nga qeveria Kurti është tragjedia më e madhe që u ka ndodhur shqiptarëve!
Nuk është koha për t’ia kthyer krimin me humor – kur as nuk dini të bëni humor.
Edhe humori është luks.
Nuk është koha t’i përgjigjeni me ironi – se as ironi nuk dini të bëni.
Edhe ironia është luks.
Nuk mjafton asgjë…më.
Tashmë asgjë nuk mjafton.
Nuk ekziston asnjë fjalë për t’iu përgjigjur kësaj tragjedie kombëtare – përveç padëgjueshmëria qytetare.
E, shqiptarët janë dembelë, shumë dembelë, më lehtë e durojnë padrejtësinë se sa që çohen e bëhen telashe…
S’është puna e tutës – por thjesht përtojnë të bëhen telashe – për të kërkuar drejtësi.
Ku ta kërkojmë atë Drejtësi?
Ec e çohu…kur vetëm në gjumë, ndodh jeta jonë!
Të gjithë po heshtin!
Hajt nisja ti e para, pas teje vijë unë – po nuk ia vlen – beso.
Prit edhe ndonjë ditë mos ‘po ia thyen Zoti qafën’…
Më lehtë durohet padrejtësia sesa që luftohet për drejtësi!
Kjo është heshtja më apokaliptike që ka ndodhur ndonjëherë.
Oj bushtër.
Oj kuçkë.
O kriminel.
O hajn.
Pse nuk lyp shërim nga sindromi
Bonnie and Clyde!
Kosovës i ka ndodhur e keqja më e madhe:
Kosova zyrtarisht po i shpërblen me mirënjohje kriminelët serbë dhe në të njëjtën kohë po i mohon çlirimtarët e UÇK-së!
Albin Kurti e ka fajësuar edhe Zvicrën pse u bë ‘parajsë e kriminelëve të UÇK-së’.
Për atë që ndjehet i gjallë, qeveria Kurti është qeveri kriminale, antishqiptare, e dashuruar pas vrasësve të shqiptarëve.
Dikush duhet të përgjigjet, dikush duhet të na e shpjegojë:
Si ka ndodhur dalldia, atraktiviteti dhe tërheqja e qeverisë Kurti për kriminelët?
Kur u ka lindur kjo dashuri!
Pse Albin Kurtin e tërheq kaq shumë krimineli famëkeq – sa ia dëshiroi edhe pavdekësinë!
Shteti serb i vrau civilët shqiptarë.
Shteti i Kosovës zyrtarisht po
i shfajëson dhe lavdëron ata vrasës.
P.S. ‘Me fjalë të mira e mund armikun’!
– Ah, i dashur Imam Ali…
zemra po ther!