MANCHESTER CITY – TOTTENHAM 4-2
Manchester City ka bërë një ndeshje të çmendur kundër Tottenham. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka thyer miqtë në pjesën e dytë. Ekipi i Antonio Contes befasoi vendasit duke realizuar dy herë në 45 minuta. Në minutën e 44-të, Kulusevski shënoi golin e parë. Pikërisht atëherë kur u mendua se kështu do të mbyllej ky fraksion loje, Emerson realizon sërish duke shtangur “Qytetarët”.
Pjesa e dytë ishte plotësisht e kundërta e të parës. City e nisi vrullshëm dhe në minutën e 51-të, Alvarez ngushtoi shifrat në 1-2. 2 minuta më pas, i përhershmi Erling Haaland realizoi duke barazuar rezultatin. Ndërsa në të 63-tën ishte Mahrez që shënoi. Miqtë u dukën se u dorëzuan dhe në minutën e 90-të Mahrez realizoi edhe golin e katërt duke vulosur këtë takim.
Kjo ishte një ndeshje e prapambetur e vlefshme për javën e shtatë të Premier League. Pas 90 minutave City ngjitet në vendin e dytë me 42 pikë, 5 më pak se Arsenali kryesues. Ndërsa Tottenham gjendet në vendin e pestë me 33 pikë.