Peru-ja është përfshirë nga protesta të dhunshme, për shkak të zemërimit të paqëndrueshmërisë politike dhe rritjen e numrit të vdekurve.
Mijëra oficerë ishin në krye të detyrës për të ndalur protestuesit në kryeqytetin Lima dhe në qytetin Arequipa.
Zemërimi i shkaktuar fillimisht nga paqëndrueshmëria politike e vendit është rritur vetëm pasi numri i të vdekurve rritet. Të paktën 53 persona kanë vdekur në trazirat që nga fillimi i lëvizjes protestuese të Perusë në dhjetor dhe 772 të tjerë janë plagosur.
Tymi u pa nga fushat përreth aeroportit ndërkombëtar të Arequipa-s, i cili pezulloi fluturimet ditën e sotme, pasi disa njerëz u përpoqën të rrëzonin gardhet, sipas pamjeve të drejtpërdrejta nga qyteti. Protestuesit bërtisnin “vrasës” ndaj policisë që po përparonte dhe hodhën gurë.
Kjo është protesta më e dhunshme, e cila shpërtheu pas përmbysjes në dhjetor të ish-presidentit Pedro Castillo, ndërsa protestuesit që kundërshtojnë qeverinë aktuale bëjnë thirrje për ndryshime politike.
Protestuesit kanë marshuar drejt kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e presidentes Dina Boluarte dhe bënë thirrje për zgjedhje të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur, duke sfiduar gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur nga qeveria të dielën.
Autoritetet janë akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar kundër protestuesve, përfshirë armët e zjarrit, javët e fundit. Autopsitë e 17 civilëve të vdekur, të vrarë gjatë protestave në qytetin Juliaca, gjetën plagë të shkaktuara nga predha me armë zjarri.