osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deklarata befasuese e Yuri Kim tmerron politikën: Ka zyrtarë që s’po i zë gjumi! Kanë frikë se do të shpallen “Non Grata” apo se do shkojnë në burg

Deklarata befasuese e Yuri Kim tmerron politikën: Ka zyrtarë që s’po i zë gjumi! Kanë frikë se do të shpallen “Non Grata” apo se do shkojnë në burg

Një deklaratë të fortë ka bërë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, ku tha se SPAK po jep rezultate dhe për këtë solli në vëmendje disa raste ku tha se ka ish ministra apo njerëz të fuqishëm që frikësohen se do të shkojnë në burg.

“Mendoj se ka rëndësi që të mbajmë në mend dhe të jemi realistë dhe të kuptojmë që diçka kaq radikale sa reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur. Është si të thuash që një vrapues duhet ta nisë nga maratona. Nuk fillohet aty. Po e bëre, do dështosh.

Duhet të ndërtosh forcën. Dhe ajo që shohim në statistika, në rezultatet reale që shihni nga SPAK dhe vende të tjera, është se ata që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar, ata që vjedhin nga qeveria, nga populli, nga Shtetet e Bashkuara, po fillojnë të përballen me drejtësinë. Po shohim ish-ministra, njerëz të fuqishëm, anëtarë të parlamentit, oficerë policie, politikanë, drejtues të krimit të organizuar, disa njerëz të biznesit, të dalin në gjyq dhe të shkojnë në burg. Dhe kur thua se asgjë s’ka ndodhur…”.

(…) Puna dhe detyra jonë është të themi se duhet të ketë sundim të ligjit në këtë vend; që është koha që pandëshkueshmëria të marrë fund. Dhe besojmë se reforma në drejtësi po fillon të japë rezultate. Edhe një herë, shikoni faktet. Mos u shpërqendroni nga propaganda nga të gjitha anët. Ka disa njerëz që duan që ju të beson ise reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur. Ndaj injorojnë faktet dhe thonë se asgjë s’ka ndodhur kështu që është okay të thuash se s’do ndodhë gjë.

(…)Por faktet tregojnë një histori tjetër. Tregojnë historinë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim.

Reforma në drejtësi ka qenë kyçe për SHBA dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është shprehur se ajo po jep rezultate. Në ‘Real Story’ në Report Tv, Kim përdori një shprehje popullore, duke thënë se “gur gur bëhet kalaja”.

Ambasadorja Yuri Kim: Dakord. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por patjetër po shohim rezultate dhe po ndërtohet, mendoj ka një shprehje shqiptare – gur gur…

Sokol Balla: …bëhet mur…

Ambasadorja Yuri Kim: Por po ndodh, dakord? Po ndodh. Po lëvizim përpara. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së. Dhe më shumë se kaq, ka mbështetjen e popullit shqiptar.