Lionel Messi ka dalë fitues në përballjen ndaj CR7 në miqësoren e luksit të luajtur këtë të enjte mes Al-Hilal & Al-Nassr Stars dhe PSG, e fituar 5-4 nga kjo e fundit, një përballje kjo e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Sa i përket golave, Lionel Messi realizoi që në minutën e 3′. Cristiano Ronaldo barazoi shifrat nga pika e bardhë. Në minutën e 39-të ishte Juan Bernat që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar.
Por PSG kaloi në epërsi sërish me Marquinhos në minutën e 43-të pas asistimit të Kylian Mbappe. Por Ronado nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e gjashtë të kohës shtesë të pjesës së parë për të barazuar shifrat në 2-2.
Spektakli i golave vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
Sergio Ramos ishte i pari që realizoi për 3-2 në gjysmën e dytë duke rikthyer epërsinë e klubit francez, pas asistimit nga Kylian Mbappe (53’). Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e barazuan sërish rezultatin në 3-3 me golin e Hyun-Soo Jang (56’).
Një penallti tjetër u akordua në favor të PSG-së në vijim të lojës dhe përgjegjësin e mori Kylian Mbappe për ta rikthyer avantazhin e kampionit francez (60’) për 4-3. Hugo Ekitike shënoi një gol të bukur duke marr topin nga afër gjysma e fushës për të vazhduar me vrap dhe për të shënuar për 5-3.
Deri në fund nuk kishte më gola, por në kohën shtesë Talisca shënoi për rezultatin përfundimtar 5-4.