osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pastrim parash 1 mln euro me Bitcoin/ Në hetim 5 persona, bllokohen 250 mijë euro cash

Pastrim parash 1 mln euro me Bitcoin/ Në hetim 5 persona, bllokohen 250 mijë euro cash

Dyshohet se kanë futur në Shqipëri rreth 1 milion euro dhe pajisje për transaksione me paranë elektronike, procedohen penalisht 5 shtetas për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash. Ka qenë krimi ekonomik i policisë së shtetit që ka referuar në prokurori rastin për 5 personat që janë nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja.

Në sitën e hetimit kanë kaluar dhe disa shtetas Izraelitë të cilët dyshohet se kanë sjellë në Shqipëri shumën prej 1 milion euro nga Janar deri në Prill 2018. Nga kjo shumë hetuesit kanë sekuestruar 250 mijë euro të cilat rezulton se nuk janë deklaruar në pikën kufitare të Rinasit.

Nga hetimet paraprake shtetasit e proceduar në bashkëpunim me njëri tjetrin janë përpjekur të fusin në Shqipëri pajisje elektronike të posaçme për transaksione të monedhës virtual. Po ashtu sqarojnë burime për Report Tv nga grupi hetimor këta persona kanë autorizuar një subjekt për të kryer zhdoganimin e këtyre pajisjeve në datat 16 dhe 18 prill 2018, pajisje të cilat janë sekuestruar pas zhdoganimit pasi ka rezultuar se dokumentet shoqëruese ishin false.

Çfarë janë monedhat virtuale
Sipas Autoritetit Bankar Europian, një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parave dixhitale, e paemetuar dhe e pa garantuar nga një bankë qendrore, e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale janë krijuar në shumë forma, duke filluar si monedha brenda mjedisit të lojërave online kompjuterike dhe rrjeteve sociale, dhe duke u zhvilluar në mjete të pagesës të pranuar ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.

Tashmë është gjithnjë e më shumë e mundur që të përdoren monedhat virtuale si një mjet për të paguar mallra dhe shërbime me tregtuesit me pakicë, restorante dhe vende argëtuese. Shpesh këto transaksione nuk kanë ndonjë tarifë ose pagesë, dhe nuk përfshijnë ndonjë bankë.

Kohët e fundit, monedha virtuale “Bitcoin” ka vendosur bazën për një gjeneratë të re të monedhave virtuale të decentralizuara – shpesh referuar edhe si kripto-monedha. Monedha virtuale mund të blihet në një platformë këmbimi duke përdorur monedhën konvencionale.

Ata transferohen më pas në një llogari të personalizuar të njohur si ‘portofol dixhital’. Duke përdorur këtë portofol, konsumatorët mund t’i dërgojnë monedhat virtuale në internet tek të gjithë të tjerët, që janë të gatshëm për t’i pranuar ata, ose të bëjnë konvertimin e tyre përsëri në një monedhë konvencionale (të tilla si Euro, Paund apo Dollar).